Me ardhjen e sezonit të verës shumë artistë fillojnë të publikojnë prodhimet e tyre muzikore, strategji kjo që do iu sjellë atyre mjaft koncerte si brenda dhe jashtë Shqipërisë. Ndërkohë që vitin e kaluar ishte muaji korrik ai që pati më shumë hyrje të reja, këtë vit artistët janë treguar më të shkathët, duke e bërë qershorin muajin me më shumë hyrje.

Nëse do të bëjnë krahasim me korrikun e vitit të kaluar do të shohim se këtë javë kemi një barazim të hyrjeve të reja që i janë shtuar “The Top List” dhe janë plot 14 këngë të reja. Thuajse të gjithë hyrjet e reja kanë ardhur ritmike, duke iu përshtatur stinës së verës, e cila  duket se do të jetë vërtet shumë e nxehtë.

Kjo ëshë lista e këngëve të reja që i janë shtuar klasifikimit për këtë javë:

Alban Skenderaj ft. Miriam Cani – Duamë
Vlashent Sata – Copezat
Filonid Aliu – Kështu siç je
Dafina Zeqiri – La Reina
Ledri Vula – Rio
Dardan x Mozzik – A milly
Flaka Krelani – Slay
Elgit Doda – Larg
Young Zerka (Anila Nimani) – Nesër
Cozman – You Knoë me
Ronela Hajati ft. Don Phenom – Cohu 
Buta – 24/7
Geasy/Majk/Onat – Vamos
Genc Prelvukaj feat. Estto – Orhidea

Hyrja e re që është renditur më mirë në “The Top List” është “Rio” e Ledri Vulës, e cila është pozicionuar menjëherë në vendin e tretë. Një super sukses ka korrur edhe bashkëpunimi i Alban Skenderaj dhe Miriam Canit, “Duame”, i cili është futur menjëherë në vedin e 4-t.

Në fakt nëse do të bëjmë një analizë të shkurtër, do vëmë re se pjesa më e madhe e hyrjeve të reja janë renditur mjaft mirë.