Në fillim të muajit maj, Baby G ka publikuar projektin e saj më të ri muzikor, me të cilin synon të futet në tregun ndërkombëtar të muzikës.

Pas disa projektesh muzikore, Baby G ka ardhur më në formë se kurrë me “Enough”, e cila është bërë menjëherë pjesë klasifikimit të “The Top List”.

Publikimi më i ri i këngëtares, i cili ka ardhur si një bashkëpunim mes shtëpisë diskografike “Zzap & Chriss” dhe “Jive Epic France” nën logon e kompanisë amerikane “Sony Music”, gjatë kësaj jave ka marrë vëmendjen e publikut, të cilët kanë mbështetur Baby G me votat e tyre.

Ndryshe nga java e kaluar, ku “Enough” pozicionohen në vendin e 40-të, për këtë javë ky projekt muzikor është ngjitur me 23 pozicione, duke u renditur në vendin e 17-të.