“Monster” titullohej bashkëpunimi i saj me Getinjo, i cili rezultoi tepër i suksesshëm për tregun muzikor shqiptar por Baby G po përgatitet për suksesin e radhës.

Pas këngës solo “I Win”, e publikuar rreth një muaji më parë, Baby G pritet të publikojë së shpejti këngës e saj të re në bashkëpunim me Besnik Qakën, vokalistin i grupin NRG Band.

“Eja” ka vendosur dyshja ta titullojë bashkëpunimin e radhës, i cili pritet të publikohet ditën e mërkurë në kanalin e “Youtube”.