Ajo ka patur një verë të ngarkuar për shkak të koncerteve të saj të shumta por pavarësisht kësaj, Aurela Gaçe ka bashkuar fuqitë me një tjetër këngëtare për të sjellë projektin e radhës muzikor.

“S’nuk” titullohet bashkëpunimi i Aurelës dhe Fifit, i cili e ka sjellë dyshen tepër energjike, “duke mbajtur njerëzit në ajër”.

Ka qënë ky projekt muzikor, i cili e ka bërë Aurelën për herë të parë pjesë të klasifikimit të “Top Awards”, i cili edhe pse ka vetëm pak ditë që është publikuar, është futur menjëherë në listën e 50 këngëve më të bukura të muzikës moderne shqiptare.

Falë sugjerimeve të publikut në topawards.top-channel.tv, kjo këngë këtë javë pozicionohet në vendin e 37-të.