Teksa po shijon ende suksesin e këngës së saj të fundit, “Çupa nga Vlora”, Aurela bëri pak pushim për t’u rikthyer më fuqishëm kësaj here. Artistja ka treguar se së fundmi pas pushimeve ka nisur të punojë për albumin e saj më të ri, por ajo ka zbuluar dhe një surprizë shumë të bukur për publikun.

Projekti i saj i ri duket se do të jetë me Stine-n. Por nuk ka mbaruar me kaq. Me postimin më të fundit të saj, Aurela tregoi se të dy ata së bashku, do të “risjellin” Dr. Florin.

Megjithatë për momentin na duhet të mjaftohemi vetëm me kaq. Aurela nuk ka bërë të ditur asnjë detaj më shumë, por kaq ka mjaftuar që fansat të çmenden dhe të presin me padurim atë që kanë planifikuar dyshja e suksesshme.

Deri më tani dimë vetëm që ky projekt i ri do të jetë një nga të shumtit që këngëtarja është duke punuar për albumin e saj të ri. Ndërkohë “Çupa nga Vlora” është prej 10 javësh në klasifikimin e “The Top List” dhe për këtë javë renditet në vend të 85-të.