Kësaj vere nuk mund t’i mungonte një projekt muzikor nga Aurela Gaçe, e cila si gjithmonë ka ardhur në super formë, duke dhuruar një energji pozitive.

Genc Prelvukaj dhe Aurela Gaçe bashkojnë fuqitë dhe sjellin super “Adrenaline”

Një bashkëpunim mjaft surpriz është konsideruar bashkimi i Genc Prelvukaj dhe Aurela Gaçe, të cilët kanë sjellë një këngë që i duhej patjetër kësaj vere të nxehtë.

“Adrenaline” titullohet kjo prurje muzikore, në të cilët nuk mungojnë notat e folklorit dhe ndjenja e të qënit krenar që i përkasim Shqipërisë së Madhe.

“Zjarr i madh ndizet jashtë, kur shqiptarët bëhen bashkë” është një nga fraza e tekstit që përshkruan më së miri se cdo të thotë të jesh shqiptar, i cili nuk harron kurrë origjinën e tij.

Pavarësissht se situata politike në vend nuk është e mirë, Aurela dhe Genci kanë gjetur mënyrën më të mirë për të bashkuar të gjithë shqiptarët, duke i ftuar të kërcejnë nën ritmet e kësaj muzike të modernizuar patriotike.

Publiku e ka mirëpritur këtë bashkëpunim surprizues, duke e futur që në javën e parë të publikimit në klasifikim por ajo cfarë është më e rëndësishme është renditja e “Adrenaline”, e cila zë vendin e 10-të.