menu

Artistët më të lexuar në “Top Awards”


Ora: 15:36 Datë: 19/09/2020

Në faqen e “Top Awards” një ndër kategoritë mjaft të klikuara është ajo e lajmeve rozë. Publiku është mjaft i interesuar të dijë më shumë për artistët dhe veprimtarinë e tyre.

Po cilët janë artistët më të lexuar në “Top Awards”?

Pavarësisht se mund të mos numërojnë shumë klikime në kanalin e “Youtube” , këta artistë janë ndër më të lëxuarit kohëve të fundit në faqen zyrtare të “Top Awards”.

Nilsa Hysi, edhe pse gjendet në klasifikimin e Top Awards për herë të parë, interesi nga ana e publikut ka qënë mjaft i madh për të mësuar më shumë për këngëtaren mjaft të talentuar, jo vetëm në muzikë por së fundmi është shndërruar në fenomenin e Tik Tok.

Nëna Parti është një tjetër dyshe mjaft e lexuar në faqen tonë zyrtare, Një dyshe mjaft interesante me një zhaner muzikor mjaft të vecantë, që për herë të parë është sjellë nga Nëna Parti në tregun muzikor shqiptar. Duket se emri dhe muzika e tyre kanë tërhequr vëmendjen të publikut shqiptar.

Anxhelo Koci është një këngëtar që falë talentit të tij dhe punës së madhe, ia ka dalë që të shndërrohet në një ndër artistët e preferuar të publikut shqiptar dhe këtë e tregon interesi i publikut për të ditur më shumë rreth tij si edhe fakti që kënga e tij vazhdon të jetë mjaft e votuar në klasifikim.

Kidda edhe pse numëron disa këngë të njohura, “Malli” është kënga që e bën atë pjesë të klasifikimit të “Top Awards” për herë të parë dhe artikulli i tij është një ndër më të lexuarit.