Me fillimin e “Big Brother VIP” pamë artistë nga të gjitha fushat dhe profesionet. E sigurisht nuk kishin si të mungonin dhe këngëtarët, mes të tjerëve. Këngëtarët brenda shtëpisë së “Big Brother VIP” janë: Fifi, Sheila Haxhiraj, Ardit Çuni, Sabiani dhe Semi Japupaj.

Por pikërisht nga ky grup, dy janë artistët që ndodhen dhe në “The Top List” në “Top Awards”. Bëhet fjalë për Fifin dhe Ardit Çunin. Jemi të sigurtë që nuk keni këngë që nuk i njihni Fifit, apo që edhe e këndoni duke i ditur çdo fjalë përmendësh.

Madje së fundmi ajo ka publikuar dhe këngën e saj më të re të titulluar “Ma more”, e cila iu bashkangjit “The Top List” gjatë kohës që Fifi kishte hyrë tashmë në “Big Brother VIP”. Fifi ka shprehur dëshirën shpesh dhe për një laps e letër gjatë qendrimit brenda në shtëpi, në mënyrë që të shkruajë më shumë tekste këngësh nëse frymëzohet. Diçka na thotë që tekstet që ajo mund të shkruajë do të jenë padyshim hite, duke marrë parasysh eksperiencën unike që ajo po përjeton.

Nga ana tjetër dhe Ardit Çuni nuk mbetet pas. Arditin mund ta kujtojmë me bashkëpunimin e tij me Vesa Smolicën, “Jena Na”, i cili ishte padyshim një hit. Kjo këngë, përveç se shënoi projektin me të cilin Arditi hyri në klasifikimin e “Top Awards”, ka qendruar për 6 javë në vend të parë të “The Top List”. Po Arditi a mund të frymëzohet për projektin e tij të ardhshëm gjatë eksperiencës në “Big Brother VIP”?