menu

Zani Band

#Bio

Zani Band është një ndër grupet më të reja që i është shtuar tregut muzikor shqiptar. I formuar në tetor të vitit 2019-të, Zani Band përbëhet nga dy anëtar, Bashkim Kerqeli, vokalist dhe muzicient si edhe nga Bekim Kepuscka muzicient dhe kompozitor.

Dyshja e artistëve vendosën të bashkoheshin për të ndërthurur krijimtarinë muzikore, të cilën e kanë mbledhur gjatë këtyre viteve.

Sa i përket projekteve të tyre muzikore, “Thirre Mendjen” është një prodhim muzikor i nëntorit të vitit 2019-të.

Projekti i tyre i dytë ka vetëm pak kohë që ka dalë në treg dhe është “Enderr”, një këngë që është futur në klasifikimin e “Top Awards”.

Zani Band po përgatitet për të publikuar albumin e tyre të parë në dhjetor të këtij viti, i cili do të përmbajë 10 këngë. Zani Band ka vendosur që për këtë projekt muzikor të bashkëpunojë me disa këngëtarë të njohur.