menu

Vice

#Bio

VICE, artist që ka lindur në Gjermani, por që prej kohësh jeton mes Evropës Perëndimore dhe Kosovës. Ai filloi të interesohej për muzikën në fillimet e adoleshencës së bashku me OTTO-n, i cili është anëtar i familjes së tij, prej nga u titullua kënga e tij e parë “Broski”. Falë njohurive të tij të grumbulluara në fusha të ndryshme kulturore dhe muzikore midis Kosovës dhe Evropës Perëndimore, Vice thyen kodet e gjithçkaje që është dëgjuar deri më tani në skenën muzikore shqiptare dhe me të njëjtën qasje synon të vazhdojë të befasojë publikun në projektet e tij të ardhshme.