# A B C D E F G H I J K L M N O P Q R S T U V W X Y Z

Vesa Luma

Falë zërit të ëmbël me një shtrirje të madhe dhe me ngjyrë të veçantë por edhe vullnetit të madh për të krijuar gjëra të bukura këngëtarja Vesa Luma arriti të pushtojë zemrat e muzikëdashësve të të gjitha gjeneratave të cilët e admirojnë pa masë. Me një natyrë të butë dhe fytyrë engjëllore, sa herë që paraqitet në skenë ajo krijon një atmosferë elektrizuese duke arritur ta ngrijë në këmbë të gjithë publikun. Tanimë jemi mësuar ta gjejmë gjithmonë nëpër vendet e para të toplistave vendore duke lënë pas vetës shumë këngëtarë të tjerë të njohur. Fansat e saj e adhurojnë pa masë sepse është një vajzë komunikative, e çiltër, e sinqertë, dhe në të njëjtën kohë është këmbënguleëe dhe shumë ambicioze.

Vesa Luma rrjedh nga një familje intelektualesh. Pasionin dhe talentin e ka të trashëguar nga nëna e saj, ndërsa për herë të parë ka kënduar në moshën 5-vjeçare në “Akordet e Kosovës” bashkë me grupin për fëmijë “Xixellonjat”, duke e filluar kështu mbarë karrierën e saj solistike. Vesa ka mbaruar shkollën e ulët të muzikës për flaut, ndërsa ka vazhduar shkollën e mesme të muzikës “Prenk Jakova” në Prishtinë, dega e “solo- kendimit”. Ndërsa është diplomuar në Univerzitetin AAB (dega komunikim masiv dhe gazetari). Të njëjtën kohë Vesa ka punuar rreth 7 vite në mediumin publik RTK si gazetare – prezantuese.

Talenti i saj për muzikë është veçuar gjatë audicionit shumë të njohur shqiptare “Ethet e se premtes mbrema” ku Vesa arriti të jetë finaliste e këtij spektakli, falë talentit dhe zërit të saj shumë të vlerësuar nga kompozitorët dhe muzikantët më të njohur në Shqipëri. Pas këtij suksesi, ajo ka vazhuar karrierën e saj solistike, duke realizuar albumin “Te kam dashur shume” ,duke rrëmbyer shumë çmime në festivalet më të njohura shqiptare dhe duke u dekoruar me shumë epitete. Vesa Luma përveç koncerteve të shumta të saja solistike, ka qënë pjesëmarrëse e çdo koncerti humanitare në Kosovë ndaj dhe është shpallur nga Ministria e Kultures (Departamenti I Rinise) si “Ambasadore e Vullnetit te Mire”. Falë talentit, personaliteti të thjeshtë dhe punës së saj të madhe, Vesa Luma ishte gjithashtu imazh publicitar i dy kompanive më të mëdha në Kosovë dhe Shqipëri Ipko – Digitalb.

Këngët e Vesës janë pothuajse të gjitha hite të shitura në shumë kopje. Këngët e saj “Jemi dhe s’jemi” “Amanet”,”Boom” “Edhe nje fundvit” etj janë ndër hitet e saj më të mëdha, këngë të dëgjuara jo vetëm në Kosovë e Shqipëri por në gjithë Ballkanin. Vesa Luma ishte anëtare e jurisë së spektaklit shumë të njohur “X Factor Albania” ku drejtoi si mentore grupin “mbi 23 vjec”

Në vitin 2013 Vesa realizoi edhe albumin e saj te dytë ” PopCult” nga i cili dolën shumë hite si “24 ore” ” I ndaluar”,”Nuk do flejme” etj. këngë e klipe të vlerësuara gjithashtu në kompeticione e festivale të ndryshme.

NEWS

“Nuk do ju lë rehat këtë vit…”/Vesa Luma paralajmëron rikthimin fuqishëm në muzikë!

Vesa Luma ka vendosur që këtë vit të jetë më aktive se kurrë në muzikë. Të paktën këtë ka paralajmëruar këngëtarja përmes një postimi të bërë në profilin e saj zyrtar në Instagram. Artistja, e cila prej disa vitesh u shkëput nga muzika për shkak të zhvendosjes së saj në Zelandën...

U rikthye me një koncert recital pas shumë vitesh në Shqipëri, Vesa Luma rrëfen emocionet e saj!

Këngëtarja shumë e dashur për publikun shqiptar, Vesa Luma, është rikthyer me një koncert recital në Teatrin Kombëtar të Operas dhe Baletit në Tiranë. Artistja e njohur ka sjellë pas 20 vitesh një koncert, të cilin e ka quajtur “Pikë Vese”. Ajo ka interpretuar hitet më të mëdha përpara një...

Përballje me 20 vite karrierë e sukses, Vesa Luma zbulon detajet rreth recitalit të saj dhe jo vetëm…

E ftuar në episodin e parë të emisionit “Back to the Beginning” në Top Albania Radio me Kozeta Kurtin ka qenë artistja e njohur, Vesa Luma. Këngëtarja ka zbuluar më shumë detaje nga karriera e saj muzikore dhe jo vetëm. Më datë 11 shkurt në Teatrin Kombëtar të Operas dhe...

Vesa Luma jep lajmin e bukur të rikthimit: “Jam gati të ndaj me ju…”

Vesa Luma është padiskutim një ndër këngëtaret më të dashura të publikut shqiptar, e cila ka rrëmbyer zemrat e tyre që me fillimet e saj në “Ethet e se Premtes”. Pjesëmarrja e saj në “Top Fest” krijoi padiskutim një afeksion të madh në mbarë Shqiptarinë me këngën e saj, “Luaj”,...

Vesa Luma rikthehet në muzikë me një EP: “Dua ta ndjej më afër publikun, do të jem po ajo Vesa”!

Këngëtarja e njohur Vesa Luma është rikthyer më në fund në Shqipëri. Pas vitesh që ajo shkoi të jetonte në Zelandën e Re, së bashku me bashkëshortin e saj Big Basta dhe djalin Liam, tani ajo është shprehur se do të jetojë në Tiranë. Lidhur me këtë rikthim të saj, Vesa ka folur...

Vesa Luma rikthehet me një bashkëpunim me Denik Prizreni

Ka kaluar shumë kohë që nga projekti i fundit i Vesa Lumës por këngëtarja e dashur e publikut shqiptar ka bërë një rikthim të fuqishëm dhe kësaj radhe përmes një bashkëpunimi. “Spaska qene e shkrume” mban titullin ky projekt muzikor, i cili është një bashkëpunim mes Denik Prizreni dhe Vesa...