# A B C D E F G H I J K L M N O P Q R S T U V W X Y Z

Tironci

Tironci, mund të duket një një emër arti i cuditshëm por Nidrit Imami ka zbuluar për Top Awards se këtë pseudonim e ka patur që në moshë të vogël. Kur ishte në klasë të 6-të, ai kishte vendosur të bënte një tatuazh me këtë emër dhe prej asaj kohe ai thërritej Tironci, gjë që të cilin e përdori edhe si emër arti.

I lindur dhe rritur në Tiranë, reperi 25-vjecar, ka realizuar këngën e tij të parë në vitin 2012-të me titull “Sdi ca tjeter”. Ai ka punuar për disa projekte muzikore ndër vite por fatkeqsisht ato nuk janë të dokumentuara në kanalin e “Youtube”. Reperi tregon se muzika hip hop e ka shoqëruar gjatë gjithë kohës, që kur ai ishte në moshë të vogël dhe për këtë arsye ka përzgjedhur këtë zhaner muzikor.

Përvec bashkëpunimit “Paranoja” me Denny Njeto, ai ka publikuar gjithashtu një tjetër këngë me titull “Bjerma”, e shoqëruar me videoklip.

NEWS

Tironci dhe Just X rikthehen me një këngë për “Rezartat” e kësaj bote!

Tironci dhe Just X vijnë me bashkëpunimin e tyre të radhës. Kënga titullohet “Rezarta” dhe me shumë mundësi është një dedikim kundrejt një personi mjaft të dashur për artistët. “Rezarta” ka arritur të marrë votat e mjaftueshme të publikut dhe ka hyrë këtë javë në klasifikimin e “The Top List”....

"Top 20" sjell pafund ndryshime këtë javë, dy këngë të reja dhe hyrje të papritura!

Artistët vazhdojnë të punojnë fort dhe të prodhojnë muzikë të re, duke kënaqur sa më shumë publikun por vecanërisht fansat e tyre. Jemi në javën e 240-të të klasifikimit zyrtar të “Top Awards”, i cili ka ardhur me ndryshime, jo vetëm sa i përket kreut por edhe “Top 20”. Gjatë...

Njihuni me Denny Njeton dhe Tironcin, hyrjet e reja të kësaj jave!

Ndër hyrjet e reja të kësaj jave janë edhe dy artistë të rinj, të paktën për Top Awards pasi Denny Njeto dhe Tirnoci janë bërë pjesë e klasifikimit për herë të parë, falë këngës “Paranoja”. Sugjerimet nga ana e publikut kanë bërë që ky projekt muzikor, i cili i përket...