Tiri Gjoci është një tjetër artisti i njohur shqiptar, i cili është vlerësuar gjithmonë për vokalin e tij të veçantë. Me origjinë nga Kavaja, Tiri prej vitesh jeton në Tiranë.
Edhe pse ishte prezantuar më parë me publikun shqiptar, Tiri arriti kulmin e suksesit në edicionin e 5-të të “The Voice of Albania”, duke u shpallur zëri më i mirë i shqiptarëve.
Pavarësisht se gjatë edicionit të “The Voice”, ai performonte më shumë “rock”, së fundmi Tiri ka vendosur të vijë më ndryshe, duke iu përshtatur më shumë kërkesave të tregut muzikor.
Së fundmi, Tiri ka qënë back-vocal i këgës përfaqësuese në “Eurosong 2019”, “Ktheju tokes”, kënduar nga Jonida Maliqi.