# A B C D E F G H I J K L M N O P Q R S T U V W X Y Z

Silvi Fort

Silvi Fort është një këngëtar, reper, dhe producent i muzikës pop, hip hop dhe dance. Silvi, ka krijuar muzik origjinale që prej moshës pesë vjeç. Ai përfaqësohet nga record label-i i pavarur “Money Music Entertainment”. Albumi i tij i fundit më i njohur “Proenti a Success Story” përfshin këngë të suksesshme si “Artist”, “Inspired” dhe hite të reja si “Avengers in Adventure”, “Spain”, dhe “Play” (të gjitha të publikuara në vitin 2018).

Silvi Fort njihet për vlerat e shkëlqyera të prodhimit të këngëve të tij, ashtu si dhe për videoklipet e këngëve të njohura ndërkombëtarisht, fama e të cilave ka tërhequr vëmendjen e fansave të muzikës si dhe të profesionistëve. Sot ai regjistron dhe performon në kryeqytetet kryesore të Evropës. Fort përshkruan brandin e tij unik të muzikës pop, hip-hop si melodik, ritmik, të lehtë dhe të këndshëm.

Muzika është art, jetë, është e mirë për shpirtin”, shkruan Silvi Fort. “Muzika më çon në një dimension tjetër, është çfarë jam.” “Kur njerëzit më pyesin përse bëj muzikë”, thote Silvi Fort, “Unë i pyes, “Përse pini ujë?” Është freskuese, jetësore dhe të mban të shëndetshëm.”

NEWS

Nga muzika në “Big Brother VIP”, tani Silvi Fort edhe aktor?!

Më 5 Prill ishte premiera absolute e filmit aksion “Guxim”, në Cineplexx TEG, një tjetër projekt premtues i Top Channel Films. Aktorët dhe personazhet e njohur vip kanë dhënë intervista lidhur me pritshmëritë e filmit, teksa ish-banorët e “BBV3” kanë komentuar nominimin dhe dinamikat më të fundit të ‘reality show’....

Silvi Fort së shpejti me këngë të reja, një dedikim për romancën e lënë pezull në BBV?!

Të ftuar në emisionin “Big Brother Radio” kanë qenë artisti i njohur Irkenc Hyka, gazetari Andi Vrapi, këngëtarja Nita Latifi dhe Silvi, i cili përfundoi rrugëtimin e tij nga shtëpia e BBV. Ish-banori ka zbuluar në Top Albania Radio më shumë detaje jo vetëm nga eksperienca e tij gjatë qëndrimit...