# A B C D E F G H I J K L M N O P Q R S T U V W X Y Z

Sidrit Bejleri

Sidrit Bejleri është një nga emrat më të njohur të botës së muzikës shqiptare. Është diplomuar për kanto në Akademinë e Arteve në Tiranë.

Nuk ka zhanër të këndimit të cilin mos ta ketë lëvruar siç vetëm ai di. Këndon opera, muzikal, muzikë të lehtë dhe popullore, por edhe lirika fetare (ilahi). Aktualisht punon pranë “Teatrit të Operas dhe Baletit”, Tiranë, si bas bariton, ka vënë në skenë veprat e njohura klasike të Puçinit, Verdit… e kështu me radhë.

Per pese sezone rradhazi ka qene pjesëmarrës si pjese e jurise ne spektaklin televiziv “The Voice of Albania” një spektakël i përjavshëm televiziv për zbulimin e talenteve të rinj mjaft i ndjekur nga publiku shqiptar. Për dy sezone rradhazi ka qënë trajneri fitues i “Voice of Albania”, herën e parë me këngëtaren Venera Lumani dhe herën e dytë me këngëtarin Florent Abrashi. Ndërsa në sezonin e pestë ka mbërritur në natën finale me dy konkurente Tahir “Tiri” Gjocin dhe Lorenc Hasramen ku fitues i “Voice of Albania 5” është shpallur Tiri.

NEWS

Coronavirus paralizon çdo gjë, pak hyrje këtë javë, artistët anullojnë gjithçka. Java me më pak hyrje e vitit 2020.

Të gjithë njërëzit kanë filluar të numërojnë ditët e karantinimit pasi Coronavirus është bërë shkak që të paralizohet cdo gjë, daljet, grumubullimet publike etj. Si pasojë artistët kanë vendosur të anullojnë gjithcka, duke mbyllur në shtëpi, në këto ditë të vështira që i gjithë vendi po kalon për shkak të...

Sidrit Bejleri: “A ish’ njesoj” është nga ato këngët ëmbla dhe të thjeshta që përthithen shpejt nga masa

Pas tre këngëve ritmike, artisti i mirënjohur i muzikës shqiptare, Sidrit Bejleri ka vendosur të vijë romantik. “A ish’ njesoj” titullohet prurja më e re e këngëtarit të dashur të publikut shqiptar, falë të cilës është futur menjëherë në klasifikimin e 100 këngëve më të bukura të muzikës moderne shqiptare....