# A B C D E F G H I J K L M N O P Q R S T U V W X Y Z

Sharr Braina

I lindur në qytetin e Saarbrücken të Gjermanisë nga dy prindër shqiptar, Sharr Braina është një talent ri në tregun muzikor shqiptar. Pavarësisht se pasioni i tij që në fëmijëri ka qënë muzika, Sharr ka studiuar për Menaxhment-Gastronomi, një fushë krejtësisht ndryshe nga ajo e artit.

Sharr nisi fillimisht të merrej me muzikë duke kënduar nëpër evente familjare por nuk u mjaftua me kaq. Në moshën 14-vjeçare, Braina tregon se ka marrë pjesë në “DsDs Kids” në Gjermani ku u pranua por për shkak të moshës së tij rreth një muaj më i madh, ai mbeti jashtë këtij konkursi, duke pësuar një dëshpërim të madh.

“Ishte mbështetja dhe besimi i familjes, miqve dhe shoqërisë, ajo çfarë më bëri të vazhdoj më tej”, shprehet këngëtari 18-vjeçar.

Më pas Sharr pati një takim më këngëtarin e njohur, Adrian Gaxha, i cili pa talentin e tij dhe e ndihmoi për projektin e tij të parë muzikor profesional “Leja”. Pas kësaj kënge,e cila rezultoi e suksesshme, Sharr vijoi bashkëpunime të tjera me artistë të njohur si Seven Saraqi dhe Arjan Lekaj.

Për projektin e tij të fundit, “KE-BO”, e publikuar më 24 Dhjetor, Sharr ka bashkëpunuar me artistët e njohur Armend Rexhepagiqin, Aida Barakun dhe Darko Dimitrov një këngë që është mirëpritur nga kritikët e muzikës

NEWS

Sharr Braina hyn me "Tijuana" por del me "Bella"

“Një verë me këngë që do çmendin publikun”, ky ishte premtimi që Sharr Braina ka bërë në një intervistë të dhënë për “Top Awards” dhe artisti ka arritur ta mbajtë këtë premtim. Vetëm pak ditë më parë, këngëtari më i ri i tregut muzikor shqiptar, ka ardhur me një prurje...

Sharr Braina premton një verë me këngë që do çmendin publikun

Me Sharr Braina jemi njohur falë projektit muzikor “KE-BO”, i cili ka qënë pjesë e klasifikimit të “The Top List” dhe është renditur mjaft mirë por artisti është rikthyer sërish në listë dhe kësaj radhe me një tjetër këngë që ka rrëmbyer zemrat e publikut shqiptar. Duke mos iu larguar...

Ngjitjet më të bujshme më javës

Pavarësisht se në përgjithësi klasifikimi i kësaj jave ka qënë “i qetë” pa ndryshime të mëdha në renditje, ka patur edhe disa ngjitje të bujshme. Edhe pse janari është konsideruar një muaj pa shumë prurje të reja muzikore, fansat sërish iu kanë qëndruar besnikë artistëve të tyre të preferuar, duke...

Kush është Sharr Braina?

I lindur në qytetin e Saarbrücken të Gjermanisë nga dy prindër shqiptar, Sharr Braina është një talent ri në tregun muzikor shqiptar. Falë mbështetjes së publikut, Sharr është bërë pjesë e klasifikimit të “Top Awards” javën e kaluar me projektin muzikor “KE-BO”, i cili për këtë javë mban vendin e...