# A B C D E F G H I J K L M N O P Q R S T U V W X Y Z

Redknots

Redknots është një grup nga Kosova, i cili krijo dhe performon muzikë të zhanreve të ndryshme.

Zyrtarisht ky grup është formuar në vitin 2020-të dhe derimë tani numëron tre këngë dhe një “cover”.

Të gjitha këngët e publikuara janë realizuar në kushte shtëpie, dy janë publikuar në SoundCloud ndërsa e fundit gjendet edhe në Youtube.

Edhe pse një vit i vështirë për muzikën, Redknots ka vendosur të performojë “live”, në shenjë proteste për shkeljen e rregullave ndaj pandemisë nga ana e politikanëve. Debutimi i tyre “live” është pritur mjaft mirë, duke i motivuar katër anëtarët e grupit të vijojnë edhe më tej me muzikën e tyre.

Redknots përbëhet nga Artin Shabani – Basist nga Ferizaj; Clirim Shabani – Kengetar dhe kitarist nga Ferizaj; Leutrim Shabani – Kitarist dhe keys nga Ferizaj; Lum Veseli – Baterist dhe back vokal nga Prishtina.