Pavarësisht se kjo është hera e parë që Nush i është shtuar listës së artistëve në “The Top List”, ai ka rreth 10 vite që merret me muzikë.
Nush, emri i plotë i të cilit është Nush Mehmeti, i është dashur që ta ndërpresë karrierën e tij muzikore për thuajse 6 vjet për t’u rikthyer dy vitet e fundit, duke sjellë në treg mjaft projekte muzikore. Ai numëron rreth 15 projekte muzikore, të cilat i ka të shoqëruara edhe me videoklipe.