# A B C D E F G H I J K L M N O P Q R S T U V W X Y Z

Mira Konçi

Talenti i Mira Konçit u zbulua në fundin e viteve ’80 nga kantautori Gjergj Leka. U organizua një koncert recital për prezantimin e saj në publik dhe u transmetua nga Radio Televizioni Shqiptar. Një mega-koncert, një mega-prezantim që bëri xhelozë këngëtarët më me zë të asaj kohe. Mira sillte një frymë të re në muzikën e atyre viteve që qante për ndryshim.

Pas këtij prezantimi, Mira Konçi u bë protagoniste absolute e festivaleve të viteve në vazhdim. Njohja me Shpëtim Saraçin, bëri që ata të dominonin skenën e muzikës shqiptare për vite me radhë duke sjellë këngë që këndohen edhe sot. Pas martesës me Shpëtimin, Mira u largua nga muzika për t’iu dedikuar familjes së saj. Mira dhe Shpëtimi kanë dy fëmijë, Drini dhe Era dhe aktualisht jetojnë në SHBA.

 

 

NEWS

Ja cilët kanë qënë titujt më të përdorur në këngët e artistëve në 2021!

Kjo javë solli në vëmendje disa tituj këngësh që ne na u dukën pak si shumë familjarë. Dy nga hyrjet e reja këtë javë çuditërisht mbanin titullin “Qaj”. Një prej projekteve është kënga më e re e Nilsa Hysit, që ka sjellë një version më modern të këngës “Qaj Maro”....

Mira Konçi dhe Faton Macula rrëfejnë gjithçka për bashkëpunimin e tyre!

Të ftuar në emisionin “Wake Up” nëpërmjet ‘Skype’-it ishin Mira Konçi dhe Faton Macula për të folur në lidhje me bashkëpunimin e tyre më të ri me këngën “Era”. Cili prej tyre insistoi që kjo këngë të realizohet? Mira shprehet se: Në fakt që në momentin e parë që e...