menu

Lind Islami

#Bio

Lind Islami ka lindur më 3 Prill 1992 në qytetin e Pejës dhe është djali i këngëtarit Bedri Islami. Ai ka nisur të merret me muzikë që në moshën 12-vjeçare, duke marrë pjesë në spektaklin “Gjeniu i vogël”, ku ka fituar vendin e tretë. Ai po ashtu ka përfaqsuar Kosovën ne Ukrainë dhe Bullgari ku ka fituar vendet e para.

Lindi u bë i famshëm për publikun shqiptar falë pjesëmarrjes së tij në edicionin e dytë të “The Voice of Albania”, ku arriti deri në gjysmëfinale. Në këtë format ai krijoi një pëlqim të madh të publiku shqiptar, kryesisht tek ai femëror, duke bërë që të dashuroheshin me zërin e tij të ëmbël.

Pas pjesëmarrjes në “The Voice”, Lindi ka vijuar karrierën e tij muzikore duke publikuar herë pas here projekte muzikore, të cilat kanë rezultuar tepër të suksesshme. Ai ka qënë disa herë pjesëmarrës i “Top Fest”.