# A B C D E F G H I J K L M N O P Q R S T U V W X Y Z

Klodiana Vata

Klodiana Vata ka nisur të merret me muzikë që në moshë të vogël, ekzaktësisht kur ishte vetëm 6-vjeç. Ajo ka qënë pjesë e disa konkurseve muzikore, ku është vlerësuar edhe me çmime.

Klodiana, e cila ka qënë gjithashtu edhe një nga ish-konkurrentet e “The Voice Kids”, ka marrë pjesë edhe në disa aktivitete jashtë Shqipërisë, ku ka fituar çmimin e parë në Festivalin Ballkanik për Fëmijë, organizuar në Shkup. Ajo ka përfaqësuar Shqipërinë në disa evente muzikore si Paris, Mantova dhe së shpejti në Brazil.

Klodiana është gjithashtu një ndër prezantueset më të reja në Top Albania Radio, e cila drejton cdo ditë programin “Live From Tirana”.

Por nuk mbaron me kaq, Klodiana ka marrë pjesë edhe në një film, i cili pritet të publikohet së shpejti.

NEWS

Ja cilat janë këngët që janë ngjitur më shumë këtë javë

Ndërkohë që kreu i listës nuk ka pësuar shumë ndryshime, shumë këngë të tjera të listës janë votuar më shumë nga publiku shqiptar, duke u ngjitur sa më në majë të listës. Kënga që është votuar më shumë këtë javë është bashkëpunimi i Boocky Dj dhe Art Abazi, “Ndoshta ke...

Klodiana Vata, pak këngëtare, pak aktore, pak prezantuese

Klodiana Vata është një artiste e kompletuar dhe këtë e tregon fakti se ajo i bën të gjitha, këndimin, aktrimin, prezantimin por ajo është gjithashtu edhe një tekstshkruese shumë e mirë. Ndërkohë që me zërin jemi njohur falë shumë projekteve muzikore, së fundmi Klodiana është edhe një ndër moderatoret në...

Tre hyrje të reja, të gjitha në "Top 20"

Klasifikimi i kësaj jave ka sjellë tre hyrje të reja, të cilat kanë arritur të marrin menjëherë vëmendjen e publikut shqiptar, duke u pozicionuar në “Top 20”.  Ajo cfarë është e interesante për këtë javë është fakti që hyrjet e reja janë të gjitha femrat, si një shenjë kjo për muajin...

Klodiana Vata sjell "remix-in" e "Shi Lodre" me Saix

Klodiana Vata është një nga këngëtaret më të reja të muzikës shqiptare. Edhe pse vetëm 15-vjeç, ajo ka nisur të merret me muzikë që në moshën 6-vjeçare, e cila falë talentit të saj, është vlerësuar dhe me disa çmime. Pavarësisht se ka kohë që muzika është pjesë e saj, vetëm...