menu

Klement

#Bio

Klement është deri më tani këngëtari më i ri në moshë në listën e artistëve të “Top Awards”. Artistin mund ta kemi dëgjuar shpeshherë në rrymën muzikore etno. Edhe pse i ri në moshë, kjo nuk e ka ndaluar atë që të krijojë që tani hapat e karrierës së tij artistike. Klement u zbulua si talent në vitin 209, ku publikoi projektin e tij “Columbiane”, në bashkëpunim me Ilir Tironsin.

Më 25 Janar 2020, Klement publikon këngën “Muziken Ton Kerceni”, në bashkëpunim me Marselin. Në muajin mars të po të njëjtit vit, artisti publikon “Çun Shqipnie”, në bashkëpunim me Adi Sybardhin. Duket se viti 2020 rezultoi të ishte shumë me fat për Klementin, pasi ai nxjerr në treg dhe projekte të tjera, si “Korleone”, “Selita”, “Prada”, “Terminatoria”, “A do me ni kët hit?” dhe “Puthe”.

Në shkurt të këtij viti Klementi vjen me një bashkëpunim me Megin në projektin “Oj Zemer”. Së fundmi, në fillim të këtij muaji, Klementi bashkëpunon me Ronela Hajatin për të sjellë “Leje”, që i siguroi vendin në “Top Awards”.