menu

Kidda

#Bio

Kidda është këngëtar i ri i muzikes moderne shqiptare. I lindur në Gavle dhe është rritur në Malmö, talenti i ri i hip hopit quhet Mërgim Kida dhe në muzikë njihet thjesht si Kidda. Në disa intervista ai deklaroi se ai u rrit në një nga lagjet më të varfëra. Për të mos u shqetësuar me kriminalitetin e përditshëm, ai ishte shumë i interesuar në muzikë përveç boksit dhe futbollit.

Pavarësisht se nuk ka shumë kohë që i është futur muzikës në mënyrë profesionale, Kidda ka arritur të bëjë bashkëpunime edhe me artistë të njohur të muzikës shqiptare, përmendim këtu Ermal Fejzullahun.