Kachinari, emri i vërtetë i të cilit është Gjergj Kaçinuari, i është futur artit që në moshë të vogël, pikërisht kur ishte vetëm 4-vjeç ai nisi të luante piano. Më pas, filloi të studionte në “Liceun Artistik”, “Jordan Misja” për piano, duke e finalizuar me studimet tek “Universiteti i Arteve”
Ndërkohë që ka qënë nën ndikimin e muzikës “rock” që në moshën 10-vjeçare, Kachinari ka qënë gjithashtu një nga konkurrentët e “The Voice of Albania 1”.
Kachinari ka qënë pjesë e disa grupeve muzikore por tanimë ai vazhdon i vetëm rrugën e muzikës, duke korrur sukses me projektet muzikore. Kachinari vazhdon ta ruajë me fanatizëm rrymën e tij muzikore, e cila edhe pse nuk është tepër e përhapur në Shqipëri, artisti ka arritur t’ia dalë.