# A B C D E F G H I J K L M N O P Q R S T U V W X Y Z

Jumpa

I vlerësuar dy herë me medaljen e artë, Dj dhe producenti nga Berlini, Jumpa, mund të përshkruhet më së miri si një fiksim i muzikës, influencuar nga muzika hip-hop.

Në moshën 14-vjeçare, JUMPA nisi të prodhonte muzikë nga asgjëja, duke mos patur asnjë edukim muzikor. Me orë të tëra studimi për artin e muzikës, ai nisi të krijonte rrugën e tij në këtë biznes sfidues.

Kulmin e suksesit ai e arriti me bashkëpunimin “Yallah”, me Reddy Roc, i cili tërhoqi vëmendjen e “Trap Nation” dhe dërimë sot ajo numëron 6 milion klikime.

Më vonë ai lidhi një kontratë me “SONY/ATV”, ku si pasojë pati qindra kërkesa për prodhimin e muzikës “hip-hop”. Në një nivel kombëtar, JUMPA arriti të renditej i pari në klasifikimin muzikor kur ai ishte vetëm 16-vjeç. Pas këtij suksesi, JUMPA, u rendit i pari në shumë klasifikime të tjera muzikore, duke zënë vendin e parë në klasifikimin e albumeve në Gjermani disa herë, ku si pasojë fitoi dy herë medaljen e artë për albumet e tij. Së fundmi ai i është futur karrierës “solo”,duke marrë miliona klikime në “Spotify”. Tashmë, ai i është bashkuar labelit “Peak Nice”, e cila është bërë shtëpia e tij e re për të gjitha prodhimet e tij.

Stili i tij i fundit muzikor tregon interesin e tij më shumë tek muzika elektronike dhe kjo është bashkuar me njohuritë e tij për zhanret muzikore të “urban” dhe “hip-hop”.

NEWS

Young Zerka me dy këngë në "Top 15"

Dy bashkëpunimet e fundit e kanë shndrruar Young Zerkën në qendrën e vëmendjes. Këngëtari i njohur shqiptar, i cili dallohet për stilin e tijt ë veçantë muzikor, ka ditur si të surprizojë fansat e tij, duke sjellë dy bashkëpunime me artistë të huaj. “Lule Bore” është kënga e që e...

Çmendet "Top 10", tre këngët që janë ngjitur me më shumë pozicione këtë javë

Kjo javë ka ardhur me shumë ndryshime sa i përket pozicionimit të këngëve por kryesisht “Top 10” është ajo që është “çmendur”. Tre janë këngët që kanë korrur një super sukses këtë javë, duke u futur menjëherë në 10-shen e këngëve më të dëgjuara të javës. Kënga e parë që...

Young Zerka flet për projektin e ri dhe këngën surprizë që pritet të dalë së shpejti

Young Zerka ka ardhur me një tjetër bashkëpunim dhe kësaj radhe zëri i tij i ka kaluar kufijtë shqiptar. “Lule Bore” mban titullin kënga më e re e Young Zerkës, e cila është një bashkëpunim me dj dhe producentin gjerman Jumpa. Duket se Young Zerka ka bërë zgjedhjen e duhur...

Kush është Jumpa?

I vlerësuar dy herë me medaljen e artë, Dj dhe producenti nga Berlini, Jumpa, mund të përshkruhet më së miri si një fiksim i muzikës, influencuar nga muzika hip-hop. Në moshën 14-vjeçare, JUMPA nisi të prodhonte muzikë nga asgjëja, duke mos patur asnjë edukim muzikor. Me orë të tëra studimi...