Jonisa, emri i vërtetë i të cilës është Jonisa Lako, është një këngëtare dhe muzika ku identifikohet më shumë është ajo pop. Më datë 3 Gusht 2018, ajo vjen në një bashkëpunim me projektin e Arnon, “Te Molla”, së bashku me Killua. Në maj të vitit 2019, ajo merr pjesë në “Netët E Klipit Shqiptar 2019”.
Më datë 16 Janar 2020, Jonisa publikon videoklipin “The Thrill”, ku ajo shkroi muzikën dhe tekstin. Më datë 2 Shkurt 2021, Jonisa publikon videoklipin “Sad For Too Long”. Projekti i saj së bashku me Arnon, “I Got You” bëri që ajo t’i bashkohej listës së artistëve të “Top Awards”.