Jona e ka nisur pasionin dhe karrierën e saj artistike që herët, kur ajo ishte ende 14 vjeçe. Jona nuk është një emër i panjohur në botën e muzikës. Ju mund ta mbani mend kur ajo ka marrë pjesë tek ‘talent show’ “The Voice of Albania” para 7 vitesh.
Pasioni i saj më i madh është muzika, ku Jona krijon dhe njëkohësisht shkruan muzikë. Një premtim na vjen nga artistja dhe ai është që shumë shpejt do të vijnë edhe projekte të tjera. Megjithatë, bashkëpunimi i saj me Ergys Shahun, “Pa hile” mbetet i preferuari i saj dhe që ajo e ka shumë përzemër. “Pa hile” në fakt rezultoi dhe një ogur i mirë për këngëtaren dhe që bëri të njihej si artiste më gjerësisht duke hyrë në familjen e madhe të Top Awards.