menu

Humus

#Bio

Bandi Kosovar Humus, përbëhet nga Adnan Dragaj – vokal, Blerim Azizi – bas kitarë, Nderim Ramadani, kitarë, dhe Pat Neziri – bateri.

Grupi, i themeluar në 2002 në Prishtinë, është i njohur për stilin e tyre alternative rock dhe për tekstet origjinale në gjuhën shqipe që ngërthejne mesazhe të fuqishme shoqërore dhe ekzistenciale.

Pas një pauze muzikore, grupi Humus po kthehet në panoramën muzikore shqiptare me një single të ri që do të jetë pjesë e albumit të tyre të tretë, që pritet të lansohet në vitin 2021.

Në përputhje me stilin e tyre, kënga ‘’Ёndërroj’’adreson rëndësinë e qëndrimit besnik ndaj ëndërrave në mënyrë që të tejkalohen vështirësitë dhe betejat me të cilat të gjithë ne përballemi në jetë.

Kënga është publikuar së bashku me një video të regjistruar në Prishtinë, prodhuar nga ‘Turma Ideas’ dhe tani është disponueshme në të gjitha kanalet e mediave sociale të bendit:

Facebook: https://www.facebook.com/grupihumus/

Youtube: https://www.youtube.com/channel/UCK6cNWj8gjWEVWk5MjKvgHQ/featured

Instagram: https://www.instagram.com/grupihumus/

Që nga themelimi i tyre, grupi Humus ka publikuar dy albume, Dyfishohem (2003) dhe Intermezzo-in (2005) dhe poashtu 2 single.