# A B C D E F G H I J K L M N O P Q R S T U V W X Y Z

Gerona Hyska

Gerona Hyska nisi hapat në botën e muzikës që në moshë të vogël por pasi u rrit profesionalisht, ajo vendosi të vinte pranë publikut shqiptar me projekte të punuara mjaft mirë artistikisht.

Debutimi i saj muzikor kaq qënë “Te ndjej” në “Top Fest 12”, një këngë që rezultoi tepër e pëlqyer. Gerona ka vijuar me karrierën e saj muzikore, duke publikuar këngë njëra pas tjetrës, të cilat janë shoqëruar me komente mjaft pozitive nga ana e publikut.

Materialet e saj muzikore janë dhurata më e bukur që mund t’u bëj ndjekësve të muzikës së saj pasi ajo di ta elektrizoje skenën më së miri me performancat e saj “live”, të cilat ndërthuren aq bukur me këtë zë që të emocionon.

NEWS

Soni Malaj dhe Gerona Hyska, dy artistet që janë ngjitur me më shumë pozicione këtë javë

Pavarësisht se ka qënë një javë e qetë sa i përket ndryshimeve në renditje, vetëm dy projekte muzikore kanë arritur të marrin mbështetje të madhe nga publiku shqiptar, duke i shndërruar në këngët që janë ngjitur me më shumë pozicione. Soni Malaj – Te Quiero Soni Malaj ka goditur në...

Kush është Gerona Hyska?

Gerona Hyska është një nga hyrjet më të reja në klasifikimin muzikor të “Top Awards”. E cilësuar si një nga zërat më të mirë të muzikës shqiptare, Gerona ka arritur të rrëmbejë vëmendjen e publikut me projektin e saj më të fundit të titulluar “Je t’aime”. Po kush është Gerona...