# A B C D E F G H I J K L M N O P Q R S T U V W X Y Z

Filonid Aliu

Filonid Aliu është muzikant, këngëtar, kompozitor dhe kitarist shqiptar nga Kumanova e Maqedonisë. Pavarësisht se me profesion është një mjek i specializuar për degën e “Kardiologjisë”, Filonidi ka nisur të merret me muzikë që në moshën 11-vjecare, duke luajtur në kitarë ndërsa në moshën 15-vjecare, së bashku me disa shokë, ai formoi grupin “Eternity” me të cilët luante muzikë “rock”. Filonidi së bashku me grupin ka marrë pjesë në disa festivale dhe evente si brenda dhe jashtë vendit. Në vitin 2014-të, mes 800 konkurrentëve, kualifikohet në “Top 16” për netët finale të “talent-shoë” muzikor “X-Factor 3” në Tiranë, Shqipëri. Kjo i solli bashkëpunime të ngushta me artistë shqiptar dhe ndërkombtarë si Alban Skënderaj, Tuna, Soni Malaj, Miriam Cani, Eugent Bushpepa, Vedat Ademi si edhe kompozitorë e artistë të tjerë të shquar. Garën e përfundoi në “Top 6”. Kënga e tij e parë me videoklip e quajtur “Egoist” lancohet në vitin 2015-të, me kompozitor Lambert Jorganxhi.

NEWS

Kush është Filonid-i? Zbuloni kategorinë Artistë

“Kështu siç je” është një nga hyrjet më të reja të kësaj javë në klasifikimin e “Top Awards”. Kënduar nga Filonidi, kjo këngë ka marrë votat e mjaftueshme për t’u futur në “The Top List”, duke u renditur në vendin e 45-të. Artisti ka sjellë në qendër të vëmendjes muzikën...