menu

Eni Koçi

#Bio

Eni Koçi, e njohur gjithashtu si Enny, ka lindur në qytetin e Beratit në vitin 1996. Ajo ka dhënë performancën e saj të parë muzikore kur ishte vetëm 9-vjeç, në Festivalin e Fëmijëve, ku u vlerësua me çmimin e dytë.

Në moshën 13-vjeçare, Eni publikoi projektin e saj të parë profesional “Shprese kerkon nga ti”, një këngë e cila i dha asaj shumë famë. Eni Koçi vijoi më tej me muzikën duke ardhur me disa këngë dhe bashkëpunime, të cilat rezultuan të suksesshme për publikun shqiptar.

Por ndërkohë që merrej me muzikë, e rëndësishme për të ishin dhe studimet. Pas përfundimit të Shkollës së Mesme në Tiranë, Eni u zhvendos në Londër për studimet e larta. Edhe pse shkolla ishte një prioritet për të, Eni u mundua të qëndronte sa më pranë publikut, duke sjellë herë pas here këngë të reja.

Eni tashmë i është kthyer muzikës më fuqishëm se kurrë, duke publikuar shumë projekte muzikore, të cilat shumë shpejt shndërrohen në hite.