# A B C D E F G H I J K L M N O P Q R S T U V W X Y Z

Eltina Minarolli

Eltina Minarolli është këngëtare dhe autore këngësh e njohur. Periudha e studimeve 4-vjecare në Liceun Artistik “Tefta Tashko” ne profilin klasik, ka qenë një ndër periudhat më të bukura sikurse janë përgjithësisht. Ishte periudha që e njohu për herë të parë me skenen dhe publikun.

Më pas pranohet në “Akademin e Arteve te Bukura’ per Kanto, duke pas parasysh konkurrencën mjaft të madhe që ka ekzistuar aty.

Nje sere koncertesh klasike dhe jo vetem në Itali koncerti “Donne”, greqi “Balkan concert”, Zvicer “Muzikantët e rinj nëpër botë”, Amerike në disa koncerte të ndryshme moderne pa lënë menjanë performancat e saj ketu në Shqipëri jane pjese e aktiviteteve shkollore qe e shoqeruan.

Eksperienca si back vokaliste ne zhanrin modern e ka mësuar shumë duke qenë se ka pasur fatin të bashkepunoj me profesionistë të vërtetë si Alban Skenderaj dhe ndër zërat më të mirë që ka Shqiperia sot si Vikena Kamenica, Alma Bektashi, Sidrit Bejleri, motrat Libohova, Aleksander Gjoka, Redon Makashi, dhe shumë e shumë këngëtarë të tjerë dhe në njëfare mënyre e ekspozoi ndaj mediave dhe kompozitorëve si një profesioniste të ciles mund t’i besonin projektet e tyre.
Kështu më pas erdhen ofertat për këngë të ndryshme, për pjesemarrje në aktivitete të tilla si “Kenget e Shekullit”, emision “Vone ne TVA” ku ajo ishte kengetarja e emisionit, Musical, e këtu po permendim “Shekuj ne Broadway”, “Fantazma e Operes” bashkepunime këto midis këngëtarëve dhe balerineve më në zë të Shqipërisë dhe ata Amerikanë.

Më pas merr ftesë të performoje LIVE në “Select Unplugged” një emision ky i Top Channel. Pasohet me turin koncertor nëpër qytete të ndryshme të Shqiperisë me këngëtarë të njohur dhe jo, një koncert tek i cili behej thirrje “Kundër Korrupsionit”.

NEWS

Ja ngjitjet më të bujshme të javës...

Klasifikimi i “Top Awards” vijon të sjellë ndryshime nga java në javë, pavarësisht se për tre javë rresht kreu mbetet i njëjtë. Capital T nuk është mposhtur as edhe këtë javë pasi falë mbështetjes së publikut, “Diego” mban kreun e 100 këngëve më të bukura të muzikës moderne shqiptare. Ndërkohë...

Eltina Minarolli: Me Dea Stricën kemi gjetur shumë grimca të përbashkëta

Periudha e pandemisë na ka sjellë mjaft projekte të bukura dhe një ndër to është padiskutim “Free”, një bashkëpunim mes Dea Strica dhe Eltina Minarolli. Dy artistet, të cilat kanë vite që bashkëpunojnë me njëra-tjetrën, kanë vendosur të vijnë me një mesazh mjaft të rëndësishëm në prurjen e tyre të...

Eltina Minarolli është rikthyer fuqishëm dhe është gati t'ju shërojë shpirtin

Ajo nuk është e panjohur për publikun shqiptar dhe për të gjithë ju që keni ndjerë mungesën e këngëtares së talentuar Eltina Minarolli, ajo është rikthyer po me aq pasion si edhe më përpara. Pavarësisht se kanë kaluar thujase dy vite pa publikuar prurje të reja muzikore, Eltina nuk e...