# A B C D E F G H I J K L M N O P Q R S T U V W X Y Z

Egli

Egli Tako ka lindur më 14 Shtator të vitit 1997 në Tiranë. Studimet e mesme i ka përfunduar në Liceun Artistik “Jordan Misja” në profilin “Kanto”. Më pas studimet e larta Egli i kreu në “Universitetin e Arteve” në profilin “Regji Teatri”.

Egli ka marrë pjesë që në moshën 11-vjeçare në Institucione artistike për fëmijë dhe të rinj, ku ka punuar me Vocal Coach dhe ka dhënë koncertet e para ‘live’ në skena të ndryshme.

Ajo ka provuar edhe kompeticione të tjera përsa i përket muzikës përpara se t’i kushtonte studimet. Projekti i saj muzikor i titulluar “Adios” është kënga e parë e Eglit, e punuar nga Elgit Doda dhe e shkruar prej saj.

NEWS

Cilat ishin hyrjet e bujshme të nëntorit 2021 dhe çfarë presim nga ky nëntor…

Viti që shkoi na solli një ‘boom’ projektesh në Top Awards. Artistët më në zë u siguruan që të sillnin vetëm hite, qofshin bashkëpunime apo projekte solo. Dhe nëntori spikati me këngë të reja. Ja cilat ishin disa nga hyrjet më të bujshme të nëntorit që lamë pas… Capital T...

Kjo ishte java me më shumë hyrje të reja për vitin 2021

Këtë javë në “The Top List” kemi patur plot 13 hyrje të reja të projekteve muzikore. Kjo shënon kështu dhe javën me më shumë hyrje të reja për vitin 2021. Deri më tani kemi hasur shumë projekte mjaft të pëlqyera nga publiku në këtë sezon veror dhe duket se do...