menu

Edona Vatoci

#Bio

Këngetarja, Edona Vatoci, është pjesë e skenës muzikore të Prishtinës që prej vitit 2015-të.

Me talentin e Edona Vatocit jemi njohur në “The Voice of Albania 2”, nga ku vazhdoi ëndrrën e madhe duke kënaqur publikun me zërin e saj.

Një vit pas pjesëmarrjes së saj në “The Voice”, këngëtarja, publikoi debutimin e saj muzikor të titulluar “Hala”, i cili rezultoi një sukses për artisten.

Kjo këngë, e cila i përkiste rrymës “indie rock balade”, e nominoi artisten në kategorinë e “Avantgarde Artist” në ceremoninë e ndarjes së çmimeve të “Top Music Aëards 2016”, përkrah emrave të njohur në muzikë si si Era Istrefi, Noizy dhe MC Kresha.

Stili i saj ekletik përfshin influenca nga trajnimi i saj në muzike klasike, nga muzika folk shqipe dhe muzika elektronike.