# A B C D E F G H I J K L M N O P Q R S T U V W X Y Z

Dritan Brama

Dritan Brama, një nga koreografët më të talentuar dhe të njohur dhe drejtues i Akademisë “Performance” është legjenda e ‘street dance’ në Shqipëri. Përveç se si koreograf, Tani është i njohur edhe si këngëtar.

Profesioni dhe aktivitetet e ndryshme e kanë bërë që të marrë vëmendje me videot që herë pas here ndan me fansat. Ai është gjithashtu një nga banorët e edicionit të parë të “Big Brother VIP Albania”.

Më datë 14 dhjetor 2007, Tan Brama publikon videoklipin “Sweet Candy”. Më datë 26 dhjetor 2021, ai publikon videoklipin “Like Jackson”. Videoklipi u prodhua nga ND Film Pro, ndërsa produksioni audio u realizua nga Gravity Albania. “Like Jackson” bëri që ai të njihej si një ndër artistët më të rinj të Top Awards.

NEWS

Tan Brama na zbulon pak më shumë nga kënga e tij e radhës!

Në emisionin “Live from Tirana” në Top Albania Radio ishte i ftuar në studio koreografi i njohur dhe njëkohësisht ish-banori i edicionit të parë të “Big Brother VIP”, Tan Brama. Brama na foli pak më shumë për projektin e tij të fundit, një këngë të titulluar “Tomahawk”. Si ka lindur...

Ja se cilat janë ngjitjet më të bujshme të javës!

Këtë javë në klasifikimin e “The Top List” kemi pasur disa rritje në renditje të disa prej këngëve. Zbulojini ato më poshtë… “Like Jackson”,  projekti i Tan Bramës që i është bashkuar së fundmi klasifikimit, është rritur me plot 76 vende. Duket se pjesëmarrja e tij në “Big Brother VIP”...

2022 i koreografit të "Big Brother", Tan Brama i 'vjedh' profesionin atyre për të cilët kërcente!

Dritan Brama, një nga koreografët më të talentuar dhe të njohur dhe drejtues i Akademisë “Performance” është legjenda e ‘street dance’ në Shqipëri. Përveç se si koreograf, Tani është i njohur edhe si këngëtar. Profesioni dhe aktivitetet e ndryshme e kanë bërë që të marrë vëmendje me videot që herë...