# A B C D E F G H I J K L M N O P Q R S T U V W X Y Z

Dren

Dren, emri i vërtetë i të cilit është Asdren Velia, është një tjetër artist i ri që i është shtuar tregut muzikor shqiptar.

I lindur në Pejë, Dreni së bashku me familjen e tij, është zhvendosur në Londër që në moshën 6-vjecare, ku ende jeton.

Dreni ka filluar të merret me muzikë që në moshën e adoleshencës. Ai ka treguar për “Top Awards” se muzika ka qënë gjithmonë pjesë e kohës së lirë.

Dreni muzikën e sheh si pasion dhe ajo cfarë është më e rëndësishme, është fakti se artisti këndon për ngjarjet e përjetuara në jetën e tij.

Pasioni i Drenit pritet të na sjellë super projekte në të ardhmen për të cilat këngëtari po punon fort.

Momentalisht Dreni është duke shijuar suksesin e këngës së tij më të re, “Krejt” në bashkëpunim me Skerdin, e cila ka rezultuar shumë e pëlqyer në klasifikimin e “Top Awards”.