# A B C D E F G H I J K L M N O P Q R S T U V W X Y Z

Bleona Qereti

Bleona Qereti, e njohur me emrin e artit thjesht Bleona, është një këngëtare, sipërmarrëse dhe aktore shqiptaro-amerikane. E lindur në Korcë, Bleona ka nisur të këndojë që në moshën 5-vjecare. Pavarësisht se prindërit e saj kanë qënë kundër dëshirës së Bleonës për të ndjekur muzikën, ajo nuk u ndal. Në moshën 14-vjecare, ajo fitoi audicionet dhe ishte një ndër këngëtaret kryesore të Teatrit Sampa në Elbasan.

Bleona arriti të bëhej mjaft e njohur për publikun shqiptar që prej publikimit të këngës së saj të parë, “Lermeni” në vitin 1996.

Që prej vitit 2009-të, Bleona është zhvendosur për të jetuar në Amerikë, ku ka punuar me producentë të njohur si Timbaland, Rodney Jerkins, David Foster.

Bleona ka luajtur gjithashtu disa role në filma të ndryshëm, qofshin ato të huaj apo shqiptarë. Së fundmi përmendin pjesëmarrjen e saj në filmin “Falco” të Bes Kallakut.