# A B C D E F G H I J K L M N O P Q R S T U V W X Y Z

Bennito

Berat Haskaj, ose siç njihet ndryshe me emrin e tij rë artit, Bennito, ka lindur në Istog, Kosovë në vitin 1987.
Në moshën 12-vjeçare ai filoi të merrej me vallëzim të zhanrit Hip Hop dhe StreetStyle. Bennito ka krijuar një grup me emrin “Futur Steps”. Ai gjithashtu ka hapur shkolla vallëzimi në Prishtinë dhe në Pejë.

Në moshën 16-vjeçare u shpërngul në Prishtinë dhe që prej asaj kohe ka punuar me shumë artistë shqiptarë. Nga viti 2010 Bennito u shpërngul në Zvicër, ku jeton ende sot. Ai ka hapur studio vallëzimi në vendin ku jeton tashmë dhe ka marrë pjesë në disa kompeticione në shumë shtete të botës dhe ka fituar çmime të ndryshme si në Hollandë, Zvicër, Gjermani, Greqi, Francë dhe Itali.

Bennito bën debutimin e tij të parë me këngën “Dance”. Së fundmi ai ka ardhur në një bashkëpunim me Soni Malaj në projektin “Pak si..”, që e bëri pjesë të “The Top List”.

NEWS

“Bennito një artist super korrekt…”/Big Basta flet për këngën e re “Guantanamo” në bashkëpunim me artistin e njohur!

Sot në emisionin “Live from Tirana” ishte i ftuar reperi i njohur Big Basta për të na folur më shumë për projektin e tij të fundit të titulluar “Guantanamo” në bashkëpunim me muzikantin mjaft të talentuar në tregun muzikor Benniton. Si lindi ky bashkëpunim me Bennito-n? Lindi krejt natyrshëm. Bennito është një...

“Këngëtarët po i bën të famshëm TikTok-u”/Bennito zbulon sfidat e pathëna të tregut muzikor dhe detaje nga karriera e tij!

I ftuar në “Live From Tirana” ka qenë Bennito Haskaj, muzikanti mjaft i talentuar në tregun muzikor. Ai na ka treguar më shumë mbi projektet e tij, marrëdhënien me artistët e tjerë, por dhe sfidat dhe vështirësitë e karrierës së tij… A ka ndonjë ndryshim nga publiku në Shqipëri me...

"Tregu shqiptar është pak egoist", Bennito flet për bashkëpunimet e tij me artistët e njohur dhe projektet e reja!

I ftuar në një lidhje telefonike për “Live From Tirana”, ka qenë Berat Haskaj, ose siç njihet ndryshe me emrin e tij rë artit Bennito. Artisti ka publikuar së fundmi projektin e tij më të ri të titulluar “Dej Saba‘h”, për të cilin na ka folur më shumë… Si lindi...

Ja cilat janë ndryshimet e Top 10 për këtë javë!

Kjo javë nuk solli ndryshime shumë të mëdha për sa i përket klasifikimit të këngëve në Top 10, në krahasim nga java e kaluar. Kreun për këtë javë e ka marrë përsëri Elhaida Dani me një nga këngët e albumit të saj, “Zanin”, që duket se ka qenë më e...

Ndryshon kreu, por nuk është ndryshimi i vetëm i Top 5!

Duket se Dafina Zeqiri dhe Lyrical Son me “Llafe Llafe” kanë lëshuar fronin për këtë javë, duke zbritur në vend të dytë të klasifikimit. Një hyrje e re arriti që të vendosej menjèherë në vend të parë. Është fjala për Elhaida Danin dhe këngën e saj “Zanin”. Ky projekt ishte...

Ja “ndryshimet” e Top 5 këtë javë!

Përsëri shumë pak ndryshime edhe këtë javë në klasifikimin e “The Top List”. Disa projekte nuk kanë ndryshuar pozicionim e disa të tjera janë rritur ndjeshëm në renditje. Ajo që bie më së shumti në sy është pozicionimi i këngëve në “Top 5”. Edhe këtë javë froni ka shkuar për...

Ja cilat janë këngët që janë ngjitur shumëëë lart në një javë të vetme!

Si rrallë herë më parë, këtë javë kemi pasur disa ndryshime të mëdha në klasifikimin e “The Top List”. Thënë kjo, ka patur shumë projekte të cilat janë ngritur me shumë vende në renditje. Por disa kanë rënë më shumë në sy për shkak të vendeve më të larta. Ja...

Pak si... eksplozive si Soni Malaj!

Kënga me e re e Soni Malaj në bashkëpunim me Benniton, “Pas si…”, është një nga hyrjet që iu bashkangjit kësaj jave klasifikimit të “The Top List”. Në një intervistë për emisionin “Live From Tirana” në Top Albania Radio, Soni ka treguar më shumë mbi këngën e saj të re...

Zbuloni kush është Bennito, gjysma e "Pak si…"

Berat Haskaj, ose siç njihet ndryshe me emrin e tij rë artit, Bennito, ka lindur në Istog, Kosovë në vitin 1987. Në moshën 12-vjeçare ai filoi të merrej me vallëzim të zhanrit Hip Hop dhe StreetStyle. Bennito ka krijuar një grup me emrin “Futur Steps”. Ai gjithashtu ka hapur shkolla...