menu

Art Abazi

#Bio

Art Abazi është këngëtar dhe autor këngësh i njohur. Art Abazi, i cili zakonisht këndon “pop” është vëllai i këngëtarit të njohur Dren Abazi dhe e shoqëron vëllain me kitarë në shumë koncerte dhe evente të ndryshme.

Pavarësisht se ka publikuar disa projekte muzikore, për publikun shqiptar emri i Art Abazit nuk është shumë i familjarizuar. Ai është një tjetër artist, që prodhon muzikë të vërtetë, duke mos iu kushtuar shumë rëndësi videoklipeve apo mënyrave të ndryshme të promovimit.

Në Maj 2013, Art Abazi merr pjesë në Top Fest 10 me këngën “Nje Sekond Pa Ty”, e cila është shkruar dhe kompozuar nga këngëtari Alban Skenderaj.