# A B C D E F G H I J K L M N O P Q R S T U V W X Y Z

Ardit Cuni

Ardit Cuni, lindur në Lezhë më 30.12.1995, ka filluar karrierën e tij muzikore në festivalet e fëmijëve në qytetin e Lezhës dhe në aktivitetet e vogla që organizonte Bashkia Lezhe. Në moshën 11-vjeçare, merr pjesë në një ndër festivalet kryesore të veriut, të quajtur ”Zera Magjike’ nga ku u vlerësua me çmimin e tretë nga Prof. Robert Radoja.

Arditi nënshkroi një kontratë me shtëpine diskografike britaniko-shqiptare (Sebastian Production) si këngetari i tyre zyrtar në tregun shqiptar. Kënga e tij e parë e titulluar ”Po Te Jesh I Dashuruar”, pjesëmarrëse gjithashtu në “Top Fest 9”, bëri lançimin e tij zyrtar si këngëtar në tregun shqiptar.

Në 2013 rikthehet në “Top Fest” në një duet me një këngëtare britanike por tashmë me më shumë eksperiencë mbi supe dhe me ide të qarta se çfare i duhet në skenë dhe ashtu ndodhi pasi kënga u rendit e para në të gjitha votimet online dhe gjithashtu me klikimet në “Youtube” gjate ketij edicioni. Për Arditin asgjë nuk ishte e pamundur dhe gjithmonë kërkonte të silllte gjëra të reja në tregun muzikor shqiptar. Ne shkurt 2013 ai sjell një ide shumë perëndimore në Shqipëri të të bërit ”Covera” me video profesionale, të cilat u transmetuan në Tv të ndryshme.

Një sukses të madh, Arditi shënoi me bashkëpunimin e tij me Vesa Smolicën, “Jena Na”, duke u bërë pjesë e klasifikimit të “Top Awards” dhe duke mbajtur kreun e tij për 6 javë.

NEWS

2023 merr me vete disa nga këngët më të bukura të tij! 

Prej disa javësh nga klasifikimi i “Top Awards” po largohen shumë projekte, të cilat prej kohësh kanë qënë në listë, madje të ashtëquajtura si këngët më jetëgjatë në “The Top List”. Fakti i daljeve të këtyre këngëve tregon se publiku është gati për të mirëpritur muzikë të re. E në fakt...

Mes Luizit dhe Oltës kush mendon se do ta fitojë betejën e publikut sipas Ardit Çunit në filmin “Në Kuadër të Dashurisë”?

Filmi me protagonist kryesor Luiz Ejllin dhe Olta Gixharin u prit mes emocionesh të shumta, ku një numër i madh njerëzish iu bashkuan pritjes në tapetin e kuq, aty ku yjet e kësaj premiere parakaluan njëri pas tjetrit, ndërsa bënë dhe fotografi me fansat e tyre. Filimi do të vazhdojë...

Ardit Çuni në ‘hapat’ e Romeos dhe Ledrit, sjell bashkëpunimin me Klementin!

Ardit Çuni vjen në një bashkëpunim mjaft të veçantë me artistin e ri Klement. Së bashku ata kanë sjellë një këngë mjaft ritmike dhe energjike. Bashkëpunimi i tyre i ri mban titullin “Amanmen” dhe ka hyrë këtë javë në klasifikimin e “The Top List”. Kjo këngë arriti të marrë një...

Top 10, rrotullohu rotullohu…

Një tjetër javë pa shumë surpriza në ”The Top List”. Jo shumë ndryshime nga java e kaluar sa i përket renditjes në Top 10. Teksa Luiz Ejlli nuk i ndahet vendit të parë të listës, po ashtu dhe Top 5 nuk ka pësuar asnjë ndryshim. Vendi i dytë shkon sërish...

Luiz Ejlli, Semi Jaupaj dhe Ardit Çuni - artistët që do hapin koncertin e Elvanës!

Elvana Gjata, e cilësuar si diva e muzikës bashkëkohore shqiptare, ka lajmëruar koncertin e saj madhështor më 22 qershor në stadiumin Air Albania. Artistja e ka përcaktuar koncertin si një lajm me rëndësi të veçantë, dhe këtë event ndër më të rëndësishmit të karrierës së saj. E teksa edhe pak ditë na...

Ardit Çuni bashkëpunim me Samantën?! Ja video që na ngriti dyshimet!

Ardit Çuni është një ndër artistët më të talentuar të Top Awards. Ne e kemi parë atë që shpesh e ka sfiduar veten në disa dimensione dhe duhet thënë se ka shkëlqyer. Projekti i tij i fundit ka qenë “Leje”, një këngë që përveç veçantisë dallohet dhe për klipin mjaft...

Ardit Çuni paralajmëron projekte të mëdha, por ka dy fjalë për banorët e BBV!

Në emisionin “Live from Tirana” ishte i ftuar në studio Ardit Çuni. Arditi, ka qenë një personazh shumë i përfolur përgjatë vitit të fundit si shkak i pjesëmarrjes së tij në “Big Brother VIP Albania” në edicionin e parë, më pas si konkurrent finalist në “Dancing with the Stars” e së...

Ardit Çuni tregon se nuk ka harruar asgjë nga DWTS, përkundrazi!

Ardit Çuni ka sjellë projektin e tij më të ri dhe le të themi që ishte një suprizë për të gjithë. ”Leje” mban titullin kënga e tij më e re që ka hyrë këtë javë në klasifikimin e ”The Top List”. Me një melodi mjaft ritmike që na rikujton se...

Ja këngët që e kanë mbajtur më gjatë kreun pa ndërprerje! 

Për 376 javë kemi ndjekur 100 këngët më të mira moderne shqiptare, hitet më të fundit dhe artistët më në zë. Prej kaq javësh “Top Awards”, përmes “The Top List” ka shpallur klasifikimin e këngëve më të bukura të muzikës shqiptare, ku publiku falë votave të tij tregon se cilat...

Ardit Çuni, nga muzika tani në karrigen e opinionistit të "Big Brother Fan Club"!

Top Albania Radio ka zhvilluar një mbrëmje gala në nder të 25 viteve të krijimit të saj, me sloganin e “25 viteve kujtime” (25 Years, Creating Memories) pa kurrëfarë nostalgjie për të shkuarën, por me shijen e mirë të saj, kjo radio rend drejt 25 viteve të ardhshëm, sido qofshin...

Gjuha e urrejtjes në emisionet televizive, Ardit Çuni u mbyll gojën të gjithëve!

Gjuha denigruese e emisioneve televizive kundër artistëve (dhe aq më tepër me Ronela Hajatin) ditët e fundit duket se nuk ka të ndalur. Ronela ka marrë kritika të shumta, që nga performanca e saj e deri tek ‘look’-u, më së shumti nga kolegë të tjerë apo edhe disa pseudo-opinonistë, shpesh...

Pas eksperiencës së tij në "Big Brother VIP", Ardit Çuni më gati se kurrë për të sjellë projekte të reja!

Ardit Çuni është një ndër banorët e “Big Brother VIP”, që edhe pse rrugëtimi i tij në këtë reality show nuk zgjati shumë, frymëzimi i tij nga ana artistike ka ndezur motorrët për të sjellë projekte të reja muzikore. Pas bashkëpunimit me Çiljetën me këngën “Oj dashni” të publikuar më...

Ardit Çuni sjell melankolinë e Londrës në Tiranë!

Më në fund Ardit Çuni vjen me një projekt solo në klasifikimin e “The Top List”. Pas bashkëpunimit të tij mjaft të suksesshëm me Çiljetën në “Oj dashni”, tani Arditi vjen në një këngë të tijën solo. Projekti i tij më i ri titullohet “Si ti” dhe është një baladë...

Java me më shumë hyrje të reja në 323 javë "The Top List"!

Një javë e ngarkuar dhe plot me projekte të reja muzikore ishte kjo në të cilën kemi hyrë. Le të themi që artistët paskan rënë në një mendje për të publikuar këngët e tyre. Deri më tani kjo është java me më shumë hyrje në 323 javë që prej fillimit...

Ja cilat janë bashkëpunimet më të suksesshme në 320 javë klasifikim!

Duket se bashkëpunimet janë goxha të suksesshme dhe pëlqehen shumë tek publiku. Sidomos nëse hedhim një vështrim në klasifikimin e “The Top List” gjatë këtyre 320 javëve, do të vëmë re se vërtet disa artistë duke bashkuar forcat së bashku, kanë sjellë hite të papërsëritshme. Por cilat kanë qenë disa...

Ardit Çuni bashkon forcat me Çiljetën për hitin e ri!

Ardit Çuni është bërë i njohur në Top Awards me bashkëpunimin e tij me Vesa Smolica para disa vitesh me “Jena na”. Padyshim që ky projekt pati një sukes të madh duke qëndruar prej disa javësh në vend të parë dhe për një kohë të gjatë në klasifikim. Kohët e...

Eksperienca në “Big Brother VIP” nga sytë e Ardit Çunit…

Ardit Çuni, një nga artistët e “The Top List” ka qenë gjithashtu dhe një nga banorët më të diskutuar të “Big Brother VIP”. Edhe pse u largua relativisht herët, Arditi diti të jetë protagonist, duke qenë në qendër të shumë prej debateve në shtëpinë më të famshme në Shqipëri. Një...

Artistët e "The Top List" që kanë hyrë në "Big Brother VIP"!

Me fillimin e “Big Brother VIP” pamë artistë nga të gjitha fushat dhe profesionet. E sigurisht nuk kishin si të mungonin dhe këngëtarët, mes të tjerëve. Këngëtarët brenda shtëpisë së “Big Brother VIP” janë: Fifi, Sheila Haxhiraj, Ardit Çuni, Sabiani dhe Semi Japupaj. Por pikërisht nga ky grup, dy janë...

Zbuloni artistët që kanë shijuar më shpesh vendet e para në vjeshtë ndër vite, a do të përsëritet situata?!

A ju kujtohet kënga “Jena Na”? Ky projekt i sjellë nga Ardit Çuni dhe Vesa Smolica arriti që të mbizotëronte në shumicën e javëve të vjeshtës së vitit 2016. Edhe pse me natyrë verore dhe ritmike, kjo këngë theu pritshmëritë e atij viti sepse askujt nuk ja priste mendja që...

Ardit Çuni zbulon kuptimin e "Je Mama" ndërkohë që futet në "The Top List"

Ardit Çuni mundi të thyente një rekord thuajse një vit më parë pasi kënga e tij, “Jena Na” ishte një ndër këngët që qëndroi më gjatë në krye të klasifikimit të “The Top List” Pas këtij suksesi, për të cilën Arditi shprehet se ishte një bombë, këngëtari ka ardhur me...