# A B C D E F G H I J K L M N O P Q R S T U V W X Y Z

Anxhelo Koçi

Familja e tij është me origjinë nga Tirana, ku ai aktualisht jeton. Anxhelo ka një skuadër që qëndron pas punës së tij dhe punon në studion e tij në Tiranë e quajtur “HeadlineRecords”.

Talenti i Anxhelos nuk është vetëm këndimi pasi ai është dhe një kompozitor shumë i zoti. Ai ka kompozuar këngë edhe për artistë të njohur dhe gjithashtu ka marrë pjesë në festivale të ndryshme, ku është vlerësuar me disa çmime si “Best hip-hop & RnB”, “Artisti më i mirë në internet” dhe “Performanca më e mirë”.

Anxhelo numëron disa bashkëpunime në karrierën e tij si: “Me Fal 2” ft Stresi, “Sa Her E Don” ft Stressi & Flor Bana, “Be Mine”, “Si Melodi” ft Big Basta etj.

NEWS

Ja versionet e reja të këngëve të traditës që u kthyen në hite brenda ditës...

Duket se tani është bërë e modës që këngët e vjetra të ripunohen e të sillen në një version më modern. E tillë ishte dhe ”Kjani trima” e publikuar nga Eneda Tarifa, ripërpunim i një kënge të vjetër arbëreshe, që hyri këtë javë në klasifikimin e ”The Top List”. Nisur...

Anxhelo Koçi dhe Majk risjellin motivet e vjetra arbëreshe!

Këtë verë, artistët janë siguruar që të sjellin këngë që do të dëgjohen kudo. E duket se rezultati më i mirë është bashkimi i forcave. Thënë kjo, një tjetër bashkëpunim është lançuar së fundmi dhe që është votuar për të hyrë në klasifikimin e kësaj jave në “The Top List”....

Ja cilët janë artistët e ngritur më shumë në këtë javë!

Një tjetër javë me ngritje të fuqishme për projektet muzikore të artistëve në klasifikimin e “The Top List”. Jeni kuriozë të mësoni se cilët janë ata këngëtarë që patën më shumë sukses këtë javë? Elgit Doda me këngën e tij “TL” padyshim që ka rritur një sukses të jashtëzakonshëm që...

Anxhelo Koçi e ndjen të ftohtin! Publikon projektin e ri "Akull"!

Anxhelo Koçi është rikthyer sërish në klasifikimin e “The Top List” pas një periudhe gati të gjatë. Artisti ka publikuar projektin e tij më të ri të titulluar “Akull”, që është bërë menjëherë pjesë e klasifikimit të 100 këngëve më të mira shqiptare. Anxhelo ka ndejtur sërish tek baladat dhe...

Artistët më të lexuar në "Top Awards"

Në faqen e “Top Awards” një ndër kategoritë mjaft të klikuara është ajo e lajmeve rozë. Publiku është mjaft i interesuar të dijë më shumë për artistët dhe veprimtarinë e tyre. Po cilët janë artistët më të lexuar në “Top Awards”? Pavarësisht se mund të mos numërojnë shumë klikime në...

Anxhelo Koçi e çon në tre numrin e këngëve në klasifikim duke u krahasuar me Alban Skënderaj

Ai është një këngëtar majft i njohur tashmë, këngët e të cilit thuajse të gjitha bëhen pjesë e klasifikimit të “Top Awards”. Vetëm pak ditë më parë, Anxhelo Koçi ka bërë publike prurjen e tij më të re muzikore të titulluar “Ma Fiancée”. I dalluar për një stil të vecantë...

Anxhelo Koçi: Besoj se do të lë një shenjë të mirë këtë verë

Anxhelo Koçi, një këngëtar mjaft i përlqyer tashmë për publikun e “The Top List”, është rikthyer në klasifikim me një tjetër projekt të ri muzikor. “I vetmi mban titullin kjo prurje e re e artistit, për të cilën zbulon se kishte kohë që ishte punuar por që qëndronte në arkivat...

Stresi mban vendin e parë dhe të dytë, Butrinti dhe Ermali rikthehen në të tretin

Duket se këto janë padiskutim ditët e Stresit. Reperi është shndërruar tashmë për disa javë rresht në artistin më të votuar të klasifikimit të “Top Awards”. Kjo është java e 5-të që Stresi nuk njeh konkurrencë, duke mbajtur vendin e parë me “Loco”. Por fansat e reperit nuk janë mjaftuar...

"Going Up", ja kush është ngjitur më shumë këtë javë

Votat e publikut kanë bërë që kjo javë të mos jetë edhe aq e qetë sa i përket pozicionimit të këngëve në listë. Janë rreth 10 këngë në klasifikim që janë futur në grupin e këngëve që janë ngjitur me më shumë pozicione në “The Top List”. Projekti muzikor që...

"Going Up", kush janë këngët që janë ngjitur me më shumë pozicione këtë javë?

Pavarësisht se është konsideruar si një javë e qetë, në të cilën nuk kanë ndodhur ndryshime të mëdha në renditje, ka nga ato këngë që kanë arritur të ngjiten me më shumë se 10 pozicione. Po kush janë këngët që janë votuar më shumë këtë javë? “Krejt t’i fala”, bashkëpunimi...

Stresi dhe Anxhelo Koçi, të pandashëm

Stresi dhe Anxhelo Koçi janë një dyshe e pandashme dhe këtë e vërteton më së miri bashkëpunimi i tyre më i fundit muzikor. Dyshja e artistëve vazhdon t’i mbetet besnik njëri-tjetrit, duke sjellë projekte mjaft të pëlqyera për publkun shqiptar. “Two Shots” shënon projektin e 4-t muzikor së bashku por...

"Big Booty" nga Kukësi e poshtë

Një super bashkëpunim është publikuar së fundmi dhe për “Big Booty” janë bashkuar katër artistë për t’i dhënë akoma më shumë kuptim këtij projekti muzikore. Stresi, Don Phenom, Anxhelo Koci dhe Flor Bana janë katërshja e talentuar që kanë zgjedhur të vijnë më të fortë se kurrë më këtë këngë...

Edhe pse kishte premtuar se do të vinte me një baladë, Anxhelo Koci vjen ritmik me "Ti Amo"

Në një intervistë të dhënë në muajin prill të këtij viti, Anxhelo premtoi se do të vinte shumë shpejt me një baladë por artisti ka vendosur të vijë me një stil tepër ritmik, duke iu përshtatur më së miri temperaturave të kësaj vere. “Ti Amo” mban titullin prurja më e...

E mbani mend Anxhelon e "Top Fest 12", me "Te dua si je" një prej këngëve më "cool" të "Top Festit Të Fundit"

Anxhelo Koçi është shndërruar në një këngëtar tepër të dashur të publikut shqiptar por nëse do të kthehemi pas në kohë, do të kujtojmë që Anxhelo ka qënë një nga konkurrentët e “Top Fest 12”. “Të dua si je” titullohet kënga e Anxhelos në “Top Festin e Fundit”, e cila...

Tre shokët, Anxhelo, Ergysi dhe Flori i këndojnë "Vetëm asaj"

“Vetem asaj” mban titullin një nga hyrjet më të reja në klasifikimin e “The Top List” për këtë javë. Anxhelo Koçi, Ergys Shahu dhe Flor Bana, të cilët janë edhe miq shumë të ngushtë, kanë bashkuar fuqitë për projektin e radhës, i cili është pritur mjaft mirë nga publiku shqiptar....