# A B C D E F G H I J K L M N O P Q R S T U V W X Y Z

Devis Xherahu

Devis Xherahu është një këngëtar dhe autor këngësh i njohur. Djaloshi korçar e kishte prekur skenën qysh si fëmijë në skenat e shkollës dhe festivalet e fëmijëve në qytetin e Korçës. Asnjëherë nuk i kanë munguar duartrokitjet në paraqitjet e tij. Shquhet për zërin dhe këndimin e këndshëm të seranatave, njëkosisht dhe këngëve angleze.

Të bësh karrier në vend të huaj është vështirësi e madhe. Por puna dhe dashuria për këngën e kanë sjell deri në kulmin e suksesit edhe këngëtarin Devis Xherahu.

Djaloshi korçar e kishte prekur skenën qysh si fëmijë në skenat e shkollës dhe festivalet e fëmijëve në qytetin e Korçës. Asnjëherë nuk i kanë munguar duartrokitjet në paraqitjet e tij. Shquhet për zërin dhe këndimin e këndshëm të seranatave, njëkosisht dhe këngëve angleze.

Pushimi në shtetin grek Devisit i solli fat, në fushën e këngës edhe pse ai në tokën greke ishte për pushime dhe një emision në një nga televizionet greke atë e bëri të pranishëm në muzikën helene.

Është brezi i katërt i rritur në Korçë, dhe rrjedh nga një familje intelektualësh mësues të dy prindërit dhe këngën e ka trashëguar nga gjyshi i tij Vaskë Xherahu një nga themeluesit e korit karakteristik „LIRA“ në Korçë.

Skena e parë për Devisin si për gjithë korçarët ishte rruga me kalldërm e Korçës që do të thotë se ka qenë pjesëmarrës në festivalet e serenatave korçare si 13 vjeçar.

Po ashtu Devis Xherahu eshte paraqitur edhe ne festivale te ndryshme ku kishte mjaft sukses si dhe neper emisione te ndryshme ku ai kendonte live kenget e ti me te bukura.

Në vitin 1993 ai fitoi cmimin e parë në festivalin e serenates shqiptare qe u zhvillua në Korçë.

Në vitin 1994 vazhdojnë paraqitjet në spektaklet që organizonte Vera Grabocka në „Miss Albania 94“ ku këndoi një këngë contry dhe në spektaklin „Rreth fatit për 12 javë“ në vitin 1995.

Poashtu në vitin 1997 gjate emigrimit te tij ne Greqi ai morri pjesë në një Talent-Show ku mori edhe Cmimin e Parë.

Në Shqipëri në vitin 2000 paraqitet në festivalin e pranverës në Tiranë me një këngë të Agron Xhungës, që u vlerësova nga kritika pozitive.

Në vitin 2005 hyri në spektaklin „Fame Sotry“ një ndër spektaklet më të ndjekura në Greqi.Ku konkuruan 14 mijë kurse u pranuan vetëm 14 konkurent.Me këngën „Sorry Seems to be – The Hardest Word“ mori çmimin si interpretuesi më i mirë i këtij spektakli.

Më pas në vitin 2006 konkuroi në festivalin e fundvitit në RTSH me këngën „Endacaku“. Në Greqi nxori në treg albumin e tij të parë me gjithësej 11 këngë.

Me vone ai u paraqit ne nje nder festivalet madheshore te Shqiperisë.Pra pikerisht ne vitin 2011 u paraqit ne festivalin “Kënga Magjike” me kengen “Akoma se besoj” ku arriti te marrë Cmimin “Best Baladë” dhe u vleresua me 218 pikë votuar nga vete artistet e ketij festivali ku u rradhit ne vendin e 20.

Nderkaq ai vazhdoi me paraqitjen e tij edhe ne vitin 2012 ne festivalin “Top-Fest” me kengen “Eja” ku arriti deri ne Finale.