menu

Argjentina Ramosaj hyn në klasifikim me një tjetër këngë të re, një javë pas bashkëpunimit me Vig Poppa

Argjentina Ramosaj kishte shumë kohë që i mungonte klasifikimit të “The Top List” por këngëtarja është rikthyer fuqishëm, jo vetëm me një por me dy projekte muzikore.

Vetëm një javë më parë, Argjentina publikoi bashkëpunimin e saj me Vig Poppa, i cili u bë menjëherë pjesë e klasifikimit të 100 këngëve më të bukura të muzikës moderne shqiptare, duke rrëmbyer vendin e 20-të.

“Bad Boy” mban titullin ky bashkëpunim, i cili për këtë javë ka humbur disa pozicione, duke u renditur në vendin e 82-të.

Por duket se këngëtarja nuk është mjaftuar me kaq pasi vetëm një javë më pas, ajo ka publikuar projektin e saj “solo” të titulluar “A ma jep”.

Ardhur tepër ritmike në këtë këngë me tekst të reperit Vig Poppa, “A ma jep” për këtë javë ka rrëmbyer vendin e 44-t.

Argjentina ka ardhur mjaft ritmike me këto dy projekte duke iu përshtatur stinës së pranverës.