menu

Ardit Cuni dhe Vesa Smolica nuk mposhten edhe këtë javë, vazhdojnë kryesojnë Top Listën

Për 3 javë rresht bashkëpunimi i suksesshëm i Ardit Cunit dhe Vesa Smolicës vazhdon të kryesojë klasifikimin e “The Top List”. E publikuar që më 22 korrik, “Jena Na” është kthyer tashmë në një nga këngët më të dashura të publikut shqiptar, ku falë votimeve të fansave, ajo vazhdon të mos mposhtet, duke mbajtur edhe për këtë javë vendin e parë në Top Listën.

Kjo javë nuk ka sjellë ndryshime të mëdha në renditje si edhe nuk ka patur shumë prurje të reja muzikore. I vetmi projekt që është bërë pjesë e klasifikimit të kësaj jave është Majk me këngën më të re “Kcen”, i cili ka lënë jashtë grupin Offchestra – “Pa Jelek”.

Ju mund të vazhdoni të votoni të preferuarit tuaj në faqen zyrtare të “Top Awards”: topawards.top-channel.tv. Gjithashtu po në këtë adresë, mund ta na sugjeroni këngët që mendoni se duhet të jenë pjesë e këtij klasifikimi.

Ky është klasifikimi zyrtar për javën e 39-të të “The Top List”, Top Awards:

 

  1. Ardit Cuni ft. Vesa Smolica – Jena Na
  2. Butrint Imeri – E jona
  3. Xhensila – High Love
  4. Samanta ft. Gent Fatali – Na e dina
  5. Flori Mumajesi ft. Ledri Vula – Beautiful
  6. Ghetto Geasy ft. Majk – Ajo
  7. Getinjo ft. Kida – Ku je
  8. Capital T ft. Dhurata Dora – Bongo
  9. Majk – Kcen
  10. Ledri Vula ft. Flori Mumajesi – Nuk ma la
  11. Alban Skenderaj – Engjell
  12. Alban Skenderaj – Duart lart
  13. Elvana Gjata – Njesoj
  14. Lyrical Son – I re pishmon
  15. Nora Istrefi – Majem
  16. Mc Kresha & Lyrical Son – Spo ma nin
  17. Vedat Ademi ft. J GAshi – Thirrem Dashuri
  18. Adrian Gaxha ft. Franques – My Girl
  19. Young Zerka – Love
  20. Dafina – Shot Calling