“Ne jena njo” është bashkëpunimi i parë i dyshes së talentuar Ardian Bujupi dhe Dalool. Pas një suksesi të jashtëzakonshëm me këtë projekt, ata kanë bashkuar sërish fuqitë për një tjetër projekt muzikor, i cili pritet të dalë së shpejti.

Kushtuar femrave të ëmbla, Ardiani dhe Dalool, të cilët shkëlqyen me performancën e tyre në mbrëmjen e “Top Music Awards”, priten të surprizojnë përsëri publikun.

Ka qënë pikërisht Dalool, ai që përmes një postimi të bërë në llogarinë e tij të Instagramit ka paralajmëruar bashkëpunimin e ri.

Dalool ka konfirmuar për “Top Awards” se xhirimet për klipin e kësaj kënge kanë përfunduar dhe janë xhiruar në Shqipëri. Ai ka zbuluar gjithashtu se projekti i titulluar “E embel” pritet të publikohet brenda muajit tetor. Ndërkohë që të gjithë fansat po presin me padurim prurjen e re të dyshes, një gjë është e sigurt, ata nuk dinë të zhgënjejnë.