Stresi është momentalisht një ndër personazhet më të komentuar në mediat online dhe kjo për faktin se artisti është në kërkim nga policia shqiptare.

Por këto ngjarje nuk kanë ndikuar aspak negativisht në karrierën muzikore të reperit, madje duhet thënë që pëlqimi është rritur për këtë artist dhe këtë e tregon më së miri pozicionimi i hyrjes më të re të Stresit, “Archimed” në listën zyrtare të “Top Awards”.

Një këngë që flet për zhgënjime në jetë, shoqëri, për njerëzit me dy fytyra dhe që duket se është një përshkrim real i jetës së artstit pasi teksti është shkruar nga vetë ai.

Sugjerimet e publikut e kanë pozicionuar këtë këngë menjëherë në vendin e 10-të, një pozicionim ky mjaft i mirë për një hyrje të re.

Stresi vazhdon gjithashtu të jetë pjesë e klasifikimit me tre këngë të tjera, “Për veti”, “Loco” dhe “Bad Girl”, të cilat pozicionohet gjithashtu mjaft mirë në listën 100 këngëve më të bukura të muzikës moderne shqiptare.