Ajo është një ndër moderatoret më të dashura të ekranit të “Top Channel”, e cila na shoqëron çdo mëngjes në programin “Ne Shtepine Tone” përkrah Florian Agalliut.

Bëhet fjalë për Anjeza Majën, vajzën e ëmbël dhe simpatike, e cila së fundmi është shfaqur si protagoniste në klipin e projektit muzikor të Klajdit dhe Brunos, “Mbase”.

E komentuar shumë për origjinalitetin, thjeshtësinë dhe ëmbëlsinë në këtë klip, Anjeza është shndërruar qendra e vëmendjes në këtë këngë.

E kontaktuar nga “Top Awards”, Anjeza ka zbuluar më shumë rreth pjesëmarrjes së saj në këtë videoklip.

Top Awards: Si lindi ideja për të qënë protagoniste në projektin muzikor të Klajdit dhe Brunos?

Anjeza Maja: Miqësisht, gjatë një mbremje ku ne mblidhemi shpesh. Djemtë më thanë do bëjmë këngë vere dhe na duhet një vajzë për klipin, do provoje të ishe ti, pa e menduar gjatë pranova. M’u duk këndshëm.

Top Awards: Eshtë hera jote e parë si modele, si ishte kjo si eksperiencë?

Anjeza Maja: Si modele klipi po, ishte bukur, e shijova, më pëlqeu sheshi xhirimit, muzika në sfond, puna në grup… Ishte diçka e re për mua.

Top Awards: Mendoje se pjesëmarrja juaj në klipin e “Mbase” do të tërhiqte kaq shumë vëmendje?

Anjeza Maja: As nuk e mendoja dhe më vjen mirë që me prezencën time ndoshta kam ndihmuar në këtë prodhim veror ku më rëndesi ka zëri i Klajdit dhe Brunos si dhe prodhimi i Florit.

Top Awards: Nëse nuk do ishte Klajdi dhe Bruno por një artist tjetër, do ishe pjesë e klipit?

Anjeza Maja: Edhe mund të pranoja, kam shumë miq këngëtarë por nuk besoj se do marr pjesë më në klipe.

Top Awards: Ke marrë ndonjë kritikë për këtë pjesëmarrje në klip sepse komplimentat i shohim që janë të shumta?

Anjeza Maja: Nuk ka vend për kritika tek këngët, tek kënga e kanë marrë pushim, se veç kritika dëgjojmë. Aman edhe tek këngët ka mbetur të marrim kritika (qesh).