menu

Ana Kabashi nuk njeh limite, “Ma shume” e sjell në një zhaner krejtësisht ndryshe


Ora: 19:31 Datë: 12/09/2020

Prej vitesh Ana Kabashi është e pranishme në industrinë muzikore, një artiste që punon fort për të qënë sa më pranë fansave të saj. “Ma shume” mban titullin prurja më e re muzikore e saj, e cila e sjell artisten në një zhaner tjetër muzikor, në “House”.

Sugjerimet e publikut kanë bërë të pamundurën që Ana Kabashi t’i rikthehet klasifikimit të “Top Awards”.

E kontaktuar nga “Top Awards”,  Ana ka shpjeguar më shumë për ndryshimin që ka pësuar ajo që prej fillimit të saj e derimë tani.

TA: Sa ka ndryshuar Ana që nga pjesëmarrja e saj në “The Voice”?

Ana Kabashi: Ana ishte një vajzë e vogël me një ëndërr të madhe dhe në “The Voice” arrita të filloja ëndrrën time publikisht. Kam ndryshuar edhe si person por njëkohësisht edhe në anën profesionale, pasi isha me një shpirt “RocknRoll” ndërsa tani kam ndryshuar stilin e muzikës, duke ju përshtatur kohës. Por gjithmonë jam ajo Ana me shpirt artisteje.

TA: Publiku ka vendosur të të risjellë në klasifikim me “Ma Shume”, si ndiheni për këtë fakt?

Ana Kabashi: Jam shumë e lumtur që publiku e ka kërkuar këngën time të jetë pjesë e “The Top List” sepse e dua shumë këtë këngë dhe ajo energji besoj se është përcjellë edhe tek publiku.

TA: Na zbuloni më shumë rreth projektit më të ri muzikor, si lindi si ide dhe me kë ke bashkëpunuar?

Ana Kabashi: Kënga ka ndodhur spontanisht në studio, nuk ishte në plan të sillnim dicka “house” por ja qe ndodhi. Kemi punuar bashkë me producentin Nurteel dhe e kemi shkruar bashkë në studio, na pelqeu dhe e vendosem ta publikonim. Videoklipin kam dashur dicka të thjeshtë ashtu edhe sic është realizuar, ideja ka qënë e imja dhe është realizuar nga “Imagine Films” ndërsa veshja është punuar nga Arbnor Aliu. Sa i përket “make up dhe hair” është Zanfina dhe Nagipi.

TA: Të sjell paksa ndryshe krahasuar me projektet e mëparëshme, sa e vërtetë është kjo?

Ana Kabashi: Po, është këngë “house” më ndryshe nga këngët e zakonshme. Më sjell ndryshe por që unë nuk i kam krijuar limite vetes në muzikë dhe pse jo, kur dicka është e bukur, pse mos me e sjell tek publiku.

TA: Cfarë ke për t’ju thënë të gjithë atyre që të kanë votuar? Po atyre që të kanë kritikuar?

Ana Kabashi: Për ata që më kanë votuar, ju faleminderiiit shumë shumë shumë, do të sjell shumë shpejt projektin tjetër edhe me shumë befasi do të jetë ndërsa për ata që më kanë kritikuar, vazhdoni ta dëgjoni këngën fshehurazi. (Qesh)