Almeda Abazi, falë talentit të saj, na ka treguar qartë se di t’i bëjë të gjitha. Ajo fillimisht u bë e famshme për shkak të pjesëmarrejs së saj nëpër konkurse bukurie, ku u shpall edhe fituese e Miss Tirana, Miss Albania dhe Miss Globe Universe. 26-vjeçarja vijoi karrierën e saj si modele por sigurisht nuk la pas edhe profesionin e saj.

Amelda, e cila ka përfunduar studimet për aktrim në Stamboll, ka marrë pjesë në disa filma turq, duke shfaqur talentin e saj edhe në këtë fushë.

Por Amelda nuk u ndal me kaq, ajo ka prezantuar disa formate televizive në Turqi por edhe në Shqipëri ndërsa së fundmi bukuroshja ka treguar qartë edhe talentin e saj në muzikë.

Vetëm pak ditë më parë ajo ka publikuar projektin e parë muzikor, të titulluar “Alabama”. Kjo këngë, e cila është publikuar në të gjitha platformat muzikore, është një bashkëpunim me Dj turk, Burak Yeter.

“Alabama”, e cila është shoqëruar me një videoklip ku Abazi shfaqet mjaft tërheqëse, është bërë pjesë e 100 këngëve më të bukura të muzikës moderne shqiptare falë mbështetjes së madhe nga ana e fansave. Sugjerimet e publikut e kanë renditur këtë projekt muzikor në vendin e 90-të për këtë javë.

https://www.youtube.com/watch?v=n_VMummP0IU