Aldo Simoni është një tjetër artist, me zërin e të cilit jemi njohur në sezonin e 4-t të “The Voice Of Albania”.

Ish-konkurrenti i “The Voice” vijoi edhe më tej pasionin e tij për muzikën, ku aktualisht  vazhdon të performojë rregullisht “live” nëpër klube të ndryshme por ai nuk ka lënë pas e prodhimin e muzikës.

Këngëtari me origjinë nga Shkodra, i cili momentalisht po përgatitet për albumin e tij të parë, ka vetëm pak kohë që ka nxjerrë në treg projektin e tij më të ri muzikor, të titulluar “Qeshu Lule”, i cili do të jetë pjesë e albumit.

Me muzikë dhe tekst të vetë artistit, kjo këngë do të jetë padiskutim kolona zanore e videoklipeve të gjithë çifteve që do të martohen këtë verë. Në një intervistë të dhënë për “Select” në Top Channel, Aldo ka treguar se kjo këngë është frymëzuar nga e fejuara e tij dhe është e gjitha një dedikim për të. Kjo vërteton faktin se kjo këngë përçon vetëm dashuri për çiftet.

E publikuar më 10 Maj, kjo javë ka mundur të bëhet pjesë e klasifikimit të “The Top List” këtë javë, duke u pozicionuar në vendin e 43-të.